• |
ide | kryesore

100 ditë nga fillimi i qeverisjes Hoti, PDK e quan të dështuar

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, për të cilën shkruan se ka dështuar në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme. Përmes një komunikate për media, kjo parti ka thënë se kryeministri Hoti në takimet në Uashington më 3 dhe 4 shtator, “humbi shansin historik” për arritjen e një marrëveshjeje që çonte në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“U pranua të ndahet pronësia për Liqenin e Ujmanit me Serbinë; u lejua të negociohet për pasuritë kombëtare të Kosovës dhe u rrezikuan interesat strategjike të vendit. Qeveria Hoti dështoi të përmbushë pritjet e qytetarëve për arritjen e një marrëveshjeje historike finale duke rrëshqitur gradualisht drejt temave teknike me Serbinë. Ajo është e dobët, aspak transparente dhe pa kurrfarë mbështetje legjitime qytetare për të qeverisur me Kosovën”, shkruhet në deklaratën e PDK-së.

Kosova në Uashington, më 4 shtator, nënshkroi marrëveshje për normalizim ekonomik me Serbinë. Një ndër pikat e kësaj marrëveshjeje është që në Liqenin e Ujmanit të bëhet një studim fizibiliteti nga Departamenti amerikan për Energji, me qëllim përdorimin e përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Duke folur për stabilitetin e qeverisë, PDK thotë se për shkak të përplasjeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme brenda partnerëve të koalicionit, kjo qeveri e ka besimin shumë të ulët dhe qytetarët po zhgënjehen çdo ditë.

Ndërkohë, një përgjigje ka ardhur nga rrjeti social i kryeministrit Hotit. Përmes një statusi, kreu i qeverisë kosovare ka thënë se në 100 ditët e para të udhëheqjes së tij, Kosova ka dalë nga izolimi. Në postim, Hoti thotë se Kosova tashmë është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel dhe në selinë e NATO-s.



3 Comments

  1. KRIMINELET E lpk pra osh marksist leninistet si thaqi,regjep selimi,ramushi,hydajet hyseni ktijojn parti pordha me fend njerz si kurti qe ti shpetojn drejtesis.e gjith lpk qe nga thaqi seri te kurti jan monstra komuniste si edvini ne tiran.

  2. ALBIN KURTI KRYEMINISTER ,DITMIR BUSHATI OSE FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES-DULLA KOTI NE KAZAN TE PLEHRAVE thotë:

    DULLA KOTI ,KOT ESHTE KY ZAGAR I TREDHUR NGA ISA MORINA HASHIM THACI DHE BATON HAXHIU

  3. Kosova duhet urgjentisht ti rikthehet votimit popullor. Vetem kjo krijon shanse per te ndaluar degradimin e qeverise se kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *