• |
ide | kryesore

22 vjetori i vrasjes, Basha bën homazhe për Azem Hajdarin: Përjetë shembull frymëzimi (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë sot homazhe te memoriali i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në 22 vjetorin e vrasjes.


“Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë.


Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.

E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.

Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve ’90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.

I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë”.

9 Comments

  1. 1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.

    1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.

    2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.

    2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.

    Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë! Tokë e Xanun. E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.

  2. Nje rrugac si Hajdari nuk eshte shembull per askush. Jam demokrat por refuzoj emrin e tij. Shiko pjellen e tij si u shit tek Rama

  3. Per cfare eshte frymezim, per anarki, vjedhje, tregti armesh, perdhunim apo rrugaceri. Boll me kete kepucarin halabak se na cate karin

  4. Ne menyre hipotetike! Mundesoni te flisni shpirterisht (apo ato qe thuhen pa protokoll dhe pa kamera) me te gjallet dhe te vdekurit e mesiperm (pozicione te veshtira per t’u identifikuar si te tilla per te mesipermit) dhe, do te kuptoni (e shikoni) se per çfare frymezimi behet fjale…!!!

  5. Madheshtor gjesti i hekuran bashes. Homazhet kundrejt Azem Hajdar boles jane madheshtore. Populli shqiptar i ka kushtuar kenge heronjeve. Oh azem. Oh sale. Jeni qift madheshtor. Madheshtia juaj i kalon bjeshket e nalta dhe arrin deri ne kanalet e shkarkimit te ujrave te zeza te Shqiperise se mesme. Sale nje cudi te madhe kam me ty. E dije shume mire qe Azemi ishte loqe se keshtu thoje para Ramizit. Kur ndryshove mendim o njeri. Nga Canini

  6. Turp zoti lam i vrisni naten e i qani diten
    Keto kafshet qe i zbriti nga malet Rajersoni, u moren me te gjitha llojet e horrliqeve, pastaj vrane njeritjetrin
    Edhe tani njeri eshte hero ka edhe bust se doli te zgjidhte hallet me pistolete me silenciator ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu