• |
ide | kryesore

Basha: Të testohen masivisht mësuesit, masat e marra janë gjysmake

Lajme, Të fundit

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen për testimin e mësuesve përpara nisjes së vitit të ri shkollor. Sipas tij, kjo duhet bërë për të parandaluar zinxhirin e infektimit.


“Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës”, tha Basha.


Kryetari i PD-së ka kërkuar dhe rritje të pagës për mësuesit duke qenë se përgjegjësia është shtuar.

“Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne. Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor. Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojë shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës”, u shpreh Basha.

 

8 Comments

  1. Ore eeeee, do kete ndonje qendrim opozitar ndonjehere Ky, per ndonje gje/ ndodhi…!!!
    Kujdes! I mbyte me udhezime dhe ultimatume (kuptohet thjesht ne forme e ne sherbim te planeve 5 vjeçare)…!!!
    Turpi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu