Këngëtarja Bebe Rexha, së fundmi është larguar nga familja e saj në New York dhe është zhvendosur në Kaliforni.
Teksa po qëndron në Los Angeles, Bebe ka punuar vazhdimisht rreth këngëve të reja të albumit të saj të dytë, i cili është në përgatitje e sipër.Pavarësisht kushteve që mund t’i ofrojë jetesa në këtë vend, Bebe ka ndarë me fansat shqetësimet e saj për ndotjen e ajrit.Në një status të bërë në rrjetin social Twitter,këngëtarja shkroi se është zgjuar në mes të natës, duke mos mundur të marrë frymë si duhet.“Cilësia e ajrit në Kaliforni është aq e keqe për shkak të zjarreve. U zgjova në mes të natës duke mos mundur të marr frymë. Lutem të jeni të sigurt të gjithë”, u shpreh Bebe në Twitter.