• |
ide | kryesore

Bosnja hap kufijtë për të huajt me test negativ

Lajme, Të fundit

Të gjithë shtetasit e huaj që kanë një test negativ të koronavirusit (PCR) jo më herët se 48 orë, mund të hyjnë në Bosnje-Hercegovinë.


Pa këtë test, mund të hyjnë vetëm shtetasit që vijnë nga Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia, si edhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre të mitur që janë shtetas të vendeve të tjera.


Lejohen gjithashtu edhe ekuipazhet e aeroplanëve që kanë Bosnjen si destinacion përfundimtar.

Transportuesit ndërkombëtarë mund të hyjnë pa provë nëse nuk qëndrojnë më shumë se 12 orë në Bosnje. Po ashtu lejohen diplomatët e akredituar si edhe ushtarakët që u përkasin komandave të NATO-s dhe Eufor-it.

1 Comment

  1. Ne hapim kufijte pa viza e pa teste per klandestinet sirian e tunizian qe hyjne nga greqia, ndersa shqipetaret hyjne ne greqi vetem me nje numer te kufizuar edhe pse me lejeqendrimi e me teste negative. Bravo çunat e k….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu