• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton tërbon Bottas në Mugello: anglezi i ‘djeg’ pole position për 59 të mijtat

-Instant, F1, Sport



Lewis Hamilton arrin në Mugello pole position numër 95 në karrierë, duke mundur për 59 të mijtat shokun e skuadrës Valtteri Bottas. Red Bull monopolizon vijën e dytë të rreshtimit me Max Verstappen të trertin përpara një të rigjeturi Alexander Albon. Pas dominuesve (e sfidantëve të tyre) është Ferrari i Charles Leclerc që do të ndajë vijën e dytë me Racing Point të Lance Stroll. Zhgënjen sërisht Sebastian Vettel, që do të niset nga radha e shtatë.

Asgjë për të bërë për Valtteri Bottas që, pasi mbajti vendin e parë të klasifikimit të kohëve të tre sesioneve të provave të lira, nuk arriti të… “finalizonte” duke lejuar ti rrëmbehet pole position nga Lewis Hamilton: 1 minutë, 15 sekonda e 144 të mijtat për Mbretin e Zi që mori kështu pole position numër 95 në karrierë e tani synon fitoren e 90, vetëm një më pak se Michael Schumacher. Do të mundohen ta pengojnë shoku i tij i skuadrës e Max Verstappen. Hollandezi do të ketë në krah (por me shumë më pak shanse të kërcënojë Mercedes) shokun e tij të skuadrës Alexander Albon.

Kualifikueset i dhurojnë pak buzëqeshje edhe Ferrarit, por vetëm falë Charles Leclerc. Piloti e ngjiti SF1000 deri në vendin e 5, ndërsa në vijën e tretë do të ketë pranë një Racing Point: jo atë të Sergio Perez, pavarësisht se meksikani mori vendin e gjashtë. Sergio duhet të paguajë penalizimin me një vend në stërt për incidentin në provat e lira 2 me Kimi Raikkonen. Në krah të Ferrarit me numër 16 do të jetë RP20 e Lance Stroll. Rikthehet në realitet Pierre Gasly. Fituesi i GP të Italisë gjashtë ditë më parë në Monza ishte i pari që u përjashtua nga Q3 e do të niset bashkë me Romain Grosjean në radhën e tetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *