• |
ide | kryesore

Gazetarët pyesin për Kadastrën e Vlorës, Artan Lame gati të prishë konferencën

-Instant, Lajme, Të fundit



Saga e Kadastrës së Vlorës ku drejtuesi i institucionit është zëvëndësuar 8 herë brenda një viti për shkak se detyrohej të firmoste urdhra dhe vendime të dyshimta, është temë tabu për Artan Lamen. Gjatë nj konference me gazetarët, Lame e quajti këtë një problem të zgjidhur. Duke stigmatizuar gazetaren me fjalët se “problemit tashmë i ka kaluar koha” dhe se “pyetja është e vonuar”, Lame ka kërcënuar se do të largohej nga konferenca. Madje në një moment, Lame iku nga mikrofoni i podiumit dhe u rikthye sërish duke bërë disa lëvizje të pakontrolluara, me të cilat shprehu sikletin për temën e hapur.

Kadastra e Vlorës ishte një nga “patatet e nxehta” të autoriteteve në këtë qytet, ku për shkak të presioneve, konflikteve dhe korrupsionit, asnjë drejtuar nuk pranonte të qëndronte më shumë se pak javë në detyrë.



5 Comments

  1. Nese SPAK dhe BKH do te jene me te vertete pasqyre e Drejtesiae se Reformuar , te paanshem dhe te pa ndikuar politikisht , per mendimin tim , ky Artan Lame dhe institucioni Kadastres qe drejton , si dhe ish drejtori ALUIZN Durres dhe me pas ish n/drejtori Kadastres Durres , z. Arben Isaku , duhet domosdoshmerisht te jene subjekt potencial hetimi dhe per ndjekje penale , pse jo. Si ish institucioni ALUIZN Durres dje , ashtu dhe institucioni Kadastes Durres sot , kane qene dhe jane fole e KORRUPSIONIT galopant , i kujtdo ngjyrevpolitike ne drejtimin e tyre!

  2. Venia ne krye te Kadastres e nje njeriu politik por te paafte per ate pune ka qene nje godoije fatale per

    intitucionin aq te rendesishem sic eshte ai i Kadastres. Ku jane legalizimet qe duhej te kishin mbaruar me

    kohe ? Duke zbatuar ploitiken e diferencimit si dikur Milloshevici ne Kosove me shqiptar te mire e

    shqiptar te keq edhe ky partiak i dale boje ben legalizimet duke i diferencuar banoret kush eshte

    me PS-ne i behet dhe kush nuk eshte jo.Edhe kur i bejne ne te rralle rushfeti eshte i majme. Ky

    ne nje interviste pati thene qe puna e shtetit eshte e mire se ka edhe benefice. Vertet atij i ka

    dale mire dhe beneficet per ate arrijne ne miliona euro. Por ai mund t’ua hedhi njerzve me ane

    te pushtetit por jo Zotit i cili e paralajmero vitin e shkua.r

  3. Po ky palaco ka mare aq guxim si dhe sherbetoret e tij te Hipotekave te pashkolle nuk regjistrojne as vendimet e gjykatave ose i regjistrojne gabim me qellim vjedhjen e pronave ju flisni per dorheqje drejtorash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *