• |
ide | kryesore

Goli i fundit i Dzeko, lindi Dalia: “Mirëserdhe lule e vogël”

-Instant, Sport



Nuk është nisur me skuadrën për në Cagliari, Edin Dzeko, për një impenjim shumë më të rëndësishëm se një miqësore. Mëngjesin e sotëm sulmuesi boshnjak i ka uruar mirëseardhjen në jetë vajzës së tij Dalia. E shoqja Amra, në klinikën Mater Dei, e njëjta ku kanë lindur Una (2016) e Dani (2017) ka lindur të voglën, 3.330 kg, në orën 7.58: “Mirëserdhe në botë lulja jonë e vogël”, ka shkruar kapiteni i Romës në Instagram poshtë fotos së vogëlushes, që është në krahët e të ëmës.

Përvec tre fëmijëve me Dzeko, familjen e kompleton 17 vjecarja Sofia, lindur nga një lidhje e mëparshme. Nëse vajza e parë ka lindur në Paris, ku e ëma punonte si modele, tre fëmijët e Amra e Edin kanë lindur të gjithë në Romë.

View this post on Instagram

Welcome to the world, our little flower ? DALIA ?

A post shared by Edin Dzeko (@ed_dzeko) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *