• |
ide | kryesore

Haaland i befason të gjithë: “Ëndërroj të bëhem ‘rapper'”

-Instant, Sport



Fiton duartrokitje, i lë të gjithë gojë-hapur e i bën tifozët të ëndërrojnë. Erling Haaland e ka mbyllur sezonin e fundit (luajtur përgjysëm me Salzburg e Borussia Dortmund) me 44 gola të shënuar. Numra impresionues për një djalosh (194 centimetra) që në qershor mbushi 20 vjec. Ai në një mënyrë apo tjetër qëllimin e vetëm ka të zbavisë publikun. E nëse nuk do të ishte bërë futbollist?: “Nëse nuk do tia kisha dalë në sport, do të isha bërë rapper – ka shpjeguar ai për Soccerbible -. Duhet të jem i sinqertë: shpresoj, një ditë, të kem një këngë hit në Norvegji”.

Tek Borussia norvegjezi duket i lumtur, madje është i bindur se bëri zgjedhjen e duhur, duke anashkaluar interesin edhe të klubeve më të rëndësishme. “Besoj se unë e im atë, përvec shumë personash të tjerë rreth meje, punuam mirë në zgjedhjen e klubit të ri – shpjegoi Haaland -. U ndjeva në vendin e duhur që në sekondën e parë. Për këtë nga dita në ditë ishte më e lehtë të jepja rendiment, të stërvitesha e të isha menjëherë vetvetja. Për mua kjo është e rëndësishme”.

Ajo që e ka impresionuar që në fillim ishte ‘muri i verdhë’ legjendar i tifozëve të Dortmund. “Herën e parë që e pashë murin e verdhë ishte gjatë nxemjes. Më kujtohet se mu duk jashtëzakonisht i madh. Atmosferë e pabesueshme”. Ambjenti ideal për të rrëmbyer duartrokitje, ti lërë të gjithë pa mend. Për momentin me gola. Një ditë, kushedi, me një këngë rap.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *