• |
ide | kryesore

Hapen shkollat/ Manastirliu-prindërve: Mateni përditë temperaturën e fëmijës!

-Instant, Lajme, Të fundit



Në prag të hapjes së shkollave, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje nxënësve, mësuesve dhe prindërve të përdorin maskat nëpër shkolla dhe të ruajnë distancat e këshilluara.

Eshte e vetmja mënyrë për të frenuar sa më shumë përhapjen e infeksionit, thotë Manastirliu, që kërkon nga prindërit t’ia masin çdo ditë temperaturën fëmijëve të tyre.

“Bëhuni bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Rihapja e shkollave është momenti më i mirë për të treguar se shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve janë kaq të rëndësishme për ne, ndaj s’duhet të lejojmë asgjë të na cënojë shëndetin dhe përparimin e fëmijëve dhe shoqërisë tonë”, apelon Manastirliu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *