• |
ide | kryesore

I përdhunuan të bijën, i ati flet qetësisht: “Unë mirë jam, çupa si të dojë”

Lajme, Të fundit

Babai i një 14-vjeçareje të përdhunuar në fshatin Vërdovë të Pogradecit ka treguar se ndonëse njihet me të arrestuarin, nuk dinte asgjë për ngjarjen e ndodhur.


“Asgjë, ku di unë, tani ajo andej është, Anisa”, tha ai.


Qetësisht babai i të miturës ka treguar se vajza e tij shkonte në shtëpinë e abuzuesit pasi njiheshin.  Ka treguar dhe se abuzuesi i saj, Blerimi, ishte bërë shkesë që e mitura të fejohej me një djalë, i cili kishte shkuar më pas në Greqi.

“Jo jo, nuk është ankuar për gjë. Vinte e dilte këtu. Ajo s’bëri gjë. Ai djali quhet Blerim. Kishim lidhje nga baxhanaku im se punonte andej me të. Asgjë nuk i kishte premtuar. Vet e njohi. Vajza është 14 vjeç dhe Blerimi është 2 vjet më i madh se unë. Vajza rrinte atje te Blerimi, kishte ata çupën shoqe (vajzën e Blerimit), ka një vit e gjysmë. Kërkonte të vinte në shtëpi, por rrinte atje. Ajo s’rri në shtëpi do shoqen e saj”.

I pyetur për mënyrën se si ndihet për ngjarjen e rëndë, babai i 14-vjeçares së abuzuar  shprehet se vetë është mirë dhe se nuk e detyron dot të bijën se ku të qëndrojë.

“Asgjë tjetër, unë mirë jam, çupa si të dojë unë s’e mbaj me zor lidhur rri këtu apo rri atje, unë s’e di vetë nga jam. Po mirë minorene, unë çfarë t’i bëj, unë s’kam si ta marr litarin ta lidh atje sido që të jetë”.

7 Comments

  1. Ky ose eshte budalla, ose nuk eshte i jati i vajzes se dhunuar. Nesenuk eshte asnjeri nga dy variantet atehere eshte per burg

    1. Po jo o njeri jo, ai ka probleme te shendetit mendor, e di i gjithe fshati i tij.
      Po fajin e kane kto shkerdhatat e lapsit, qe meren me nje budalla te shkrete, kto jane per tu denu me burg.

  2. PO MIRE MORE BUKUROSHA JU NUK E SHIKONI QE AI ESHTE I PAZOTI PER VETEN E VET DHE JU MBUSHNI FAQET E PORTALEVE PER TE BERE SHOU.TURP,TURP,TURP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu