• |
ide | kryesore

Ilir Daja tregon Partizanin e këtij sezoni: “Kur jap fjalën, nuk jam nga ata që tërhiqem pas”

-Instant, Sport



E kishte menduar ndryshe mbërritjen e tij tek Partizani, me idenë për të ndërtuar një skuadër rivalizuese për titull, por nuk i kishte shkuar në mendje se do ti duhej të përballej me një sprovë të vërtetë, pas konfirmimit të bllokimit të merkatos për 1 vjet nga Arbitrazhi Sportiv. Ilir Daja nuk do të ketë një jetë të thjeshtë këtë sezon në krye të të kuqve, por u tregua një burrë i fjalës, duke i qendruar fjalës së dhënë presidentit Demi përpara se të mësohej se dënimi për cështjen Çinari mbetej në fuqi. “Është e vështirë sepse skuadra që kam në dispozicion nuk është në proporcion të drejtë – pranoi Daja – Kam shumë sulmues e jo po aq mesfushë e mbrojtës. Prapavija është pika më delicate sepse kam vetëm katër futbollistë. E kasha dhënë fjalën time, kur doli vendimi dhe nuk jam nga ata që tërhiqem pas. Tani duhet të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën e mundshme. Lojtarët me peshë, si Hoxha e Belica, duhet të japim shembullin e sakrificës, të karikojnë skuadrën, për ta mbajtur në tonus”.

Shumë sulmues në organikë, mbrojtës që numërohen me gishtat e njërës dorë, e megjithatë një zgjidhje ka. Një zgjidhje që madje nuk e cënon filozofinë e teknikut: Partizani i Dajës do të jetë ofensiv, për tu imponuar në fushë me pjesën më kualitative që ka në dispozicion, duke tentuar ta mbajë kundërshtarin larg zonës së tij: “Filozofia ime është sulmuese dhe në këtë pikë nuk e kam të vështirë – tregoi Daja, në lidhje me atë cfarë pritet të shfaqë Partizani I tij në fushën e lojës – Duke qenë se kam shumë sulmues do të mundohem të imponohem me pjesën më me kualitet që kemi, për ta mbajtur kundërshtarin të mbyllur sa më shumë në fushën e tij. Por kjo kërkon ekulibër nga ana e tyrem në presin dhe pjesës tjetër që do e mbështesë”.

Partizani vazhdon stërvitjen me dy séance stërvitore mes tiranës e Elbasanit, në pritje të zbresë në fushë për sezonin e ri. Kohë e cmuar për Dajën, që mund ti indoktrionojë skemat e tij tek lojtarët, por që favorizon edhe kundërshtarët, që mund të bëjnë merkato…ndryshe nga të kuqët



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *