• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson nuk pranon të tregojë detajet e divorcit

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Kelly Clarkson ka folur së fundmi rreth divorcit të saj dhe ka treguar arsyet pse nuk mund të ndaj gjithcka me ndjekësit.

“Unë jam një person shumë i hapur, por nuk do të jem në gjendje që të tregohem plotësisht e sinqertë në lidhje me aspekte të caktuara të divorcit, sepse ka fëmijë të përfshirë,” tha Kelly Clarkson në një intervistë për Los Angeles Times.“Mendoj se do të jem e hapur dhe e sinqertë në mënyrë organike, pra kur më pyesin në bisedë ose diçka e ngjashme. Padyshim që nuk do të jetë kurrsesi e planifikuar.”“Por në mes janë fëmijët e mi dhe fëmijët e tij më të mëdhenj – ka shumë zemra të përfshira dhe nëse njerëzit nga jashtë thonë ‘Oh, Zot! Çfarë humbje’, imagjinoni si duhet të jetë në epiqendrën e stuhisë,” tha Clarkson. “Ka shumë për t’u përpunuar dhe trajtuar si familje.”Në qershor, Kelly kërkoi të divorcohej nga partneri i saj, Brandon Blackstock, pas shtatë vitesh martesë. Ata kanë bashkë dy fëmijë, vajzën River Rose, dhe djalin Remington Alexander.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *