• |
ide | kryesore

Mitsotakis tregon “dhëmbët”, riorganizon forcat e armatosura dhe blen armë të reja

Lajme, Planet



Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot një plan të blerjeve të armëve dhe një riorganizim të forcave të armatosura të vendit, ndërsa rritet tensioni me Turqinë në Mesdheun Lindor. Mitsotakis theksoi se Greqia do të blinte 18 avionë luftarakë si dhe anije dhe helikopterë, ndërkohë që do të rekrutojë 15000 ushtarë shtesë dhe do të financojë më shumë industrinë e mbrojtjes.

“Ky projekt i rëndësishëm do të formojë një mburojë kombëtare” deklaroi kryeministri grek në një fjalim në Selanik, në veri të Greqisë.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, theksoi të premten se vendi i tij priste që Bashkimi Europian të vepronte si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor. Greqia ka kundërshtuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *