• |
ide | kryesore

Moto GP: Vinales rrëmben pole position në sekondën e fundit, dëshpërohet Morbidelli

-Instant, Sport



Një Maverick Vinales shumë i shpejtë rrëmben pole position në GP e San Marinos në Misano. Spanjolli, që e ka mbyllur sesionin në kohën 1’31”411, do të niset përpara dy Yamahave të tjera të Franco Morbidelli (+0”312) e Quartararo (+0”380). Radha e dytë me shije italiane me Valentino Rossi që do të niset nga vendi i katërt, ndërsa i gjashti Bagnaia. Gjuetia e podiumit për Dovizioson do të fillojë nga vendi i nëntë.

Yamaha merr rezultat të plotë në Misano duke futur tre nga katër motorët në dispozicion në vijën e parë. Pole position është pronë e një Maverick Vinales të jashtëzakonshëm, që pasi entuziazmoi të premten, rrëmbeu në sekondën e fundit kohën më të mirë përpara Franco Morbidellit. Spanjolli, me M1 zyrtare, bëri gjithcka në mënyrën e duhur e në xhiron e fundit në dispozicion regjistroi një kronometrim të frikshëm: 1’31”411 duke lënë pas shpine Yamahat e skuadrës satelit Petronas. Prapa me 312 të mijtat Morbidelli, 380 ato të Fabio Quartararo, që në kthesat e para të cirkuitit Marco Simoncelli të Misanos do të provojë të impenjojë atë që do të jetë shoku i ardhshëm i skuadrës.

Për të gjetur M1 e katërt e të fundit nuk duhet bërë shumë rrugë. Vendi i katërt për Valentino Rossi, por gjuetia e podiumit numër 200 në karrierë do të nisë nga vija e dytë për Doktorin që, pranë vetes do të gjejë dy motorët Pramac të Miller e bashkëkombasit të tij Bagnaia.

Radhë e tretë për Andrea Dovizioso e Ducatin e tij, që e sheh veten të bashkëngjitur me Suzukin e Rins (7°) e Mir (8°). Një fundjavë e komplikuar për Dovin që duhet të tentojë rikuperimin për të vazhduar të jetë pranë El Diablo Quartararo në garën për titullin kampion bote.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *