Dimitar Berbatov nuk bën kompromise aspak kur flet për Premier League, që tashmë ka nisur sezonin 2020-21. Ish-sulmuesi bullgar i United ka dhënë mendimin e tij për Manchester City e Tottenham duke analizuar situatën e Mourinho e Pep Guardiola.
Ashtu si bën të ditur AS, ish-sulmuesi tani opinionist për Betfair, ka folur menjëherë për Guardiolan: “Do të jetë një vit impenjativ për Guardiola tek City. Sipas meje, nëse nuk fiton Champions ose Premier, do të jetë fundi i qendrimit të tij në klub. Përkundrazi, nëse duhet të fitojë të paktën një nga dy trofetë mund të qendrojë gjatë”, ka thënë Berbatov.
Por komentet e bullgarit prekin edhe ish-skuadrën e tij Tottenham e teknikun Mourinho: “Mourinho këtë vit nuk ka justifikime”, ka thënë bullgari. “Rinis nga e para, i barabartë me të gjithë. Shpresoj që klubi të bëjë ndonjë blerje para fundit të merkatos”. Berbatov e ka të qartë megjithatë se kush do të jenë skuadrat për tu mundurtë kampionatit anglez: “Liverpool e Manchester City do të jenë skuadrat për tu mundur në këtë sezon, por kujdes Chelsea që do të jetë një surprizë. Duhet bërë kujdes me Blues”.