• |
ide | kryesore

Perisic bën Cezarin, përshëndet Bayern ironikisht: “Veni, vidi, vici”

-Instant, Sport



Ivan Perisic nuk i ka mjaftuar të arrinte Tripletën për tu blerë me titull përfundimtar nga Bayern Mynih: pas Bundesligës, Kupës së Gjermanisë e Champions League, anësori kroat është rikthyer tek Inter në pritje të rifitojë besimin e zikaltërve ose të niset për në një destinacion të ri. Perisic ka dashur të përshëndesë bavarezët me një postim me shije historike: “Veni, vidi, vici” (Erdha, pashë, fitova) si Jul Cezari në betejën në Zela kundër Farnace II del Ponto.

Një përshëndetje të tillë ironike e ka bërë më parë Zlatan Ibraimovic, kur nëntorin e kaluar, vendosi të largohet nga Los Angeles Galaxy me një mesazh që fillonte me të njëjtat fjalë, ndonëse në anglisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *