• |
ide | kryesore

Pjanic, i magjepsur nga Barcelona: “Fillimi i një historie të re të pabesueshme”

-Instant, Sport



“Askush nuk mund të të heqë kujtimet. Por ky është një fillim i ri, një histori e re e pabesueshme”. Kështu, Miralem Pjanic, mesfushori i ri i Barcelonës, në një postim në Instagram, ka dashur të shfaqë emocionet e tij, pas stërvitjes së parë të kryer me shokët e rinj të skuadrës në klubin blaugrana. Ish-juventini, ende në kërkim të gjendjes më të mirë, duke qenë se mbërriti në Spanjë vetëm dje, pasi u shërua nga Covid-19, nuk do të marrë pjesë në miqësoren me Nastic.

Pjanic është bërë zyrtarisht një lojtar i blaugrana për 60 milionë plus 5 bonus si pjesë e operacionit që ka sjellë në Torino brazilianin Arthur (72 milionë euro plus 10 bonus).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *