• |
ide | kryesore

Princ Harry, i mërzitur pas heqjes së titujve ushtarakë nga familja mbretërore

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi britanik Harry së fundmi  është detyruar të heqë dorë nga titujt dhe emërimet e tij ushtarake pasi ai dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore .

Një libër i ri i biografisë mbretërore thotë se Princi Harry u ndje “emocional” pas heqjes së titujve, të cilat u detyrua t’i sakrifikonte pas heqjes dorë nga familja mbretërore.Harry ka shpenzuar 10 vjet në ushtri dhe është zotuar të ruajë lidhjet me ushtarakët pas ndarjes prej tyre më 2015.Kjo e kishte bërë shkëputjen e tij nga familja mbretërore “demoralizuese”, shkruanin në librin e tyre “Duke gjetur lirinë”, autorët Omid Scobie e Carolyn Durand.Në libër shkruhet: “Vlerësimin dhe medaljet për eksperiencat e tij në ushtri ai i kishte marrë nga vetë gjyshja e tij dhe këto kishin shërbyer si inkurajim, prandaj aspekti më demoralizues i akordit të ri, ishte heqja e nderimeve të tij ushtarake, që i ishin dhënë në shërbim”.Një nga burimet e autorëve shprehej “Ishte një tabletë e vështirë për t’u kapërdirë, dhe shumë e vështirë që kjo të dëshmohej nga Meghan. Kjo e ka bërë Harry-n emocional”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *