• |
ide | kryesore

Rasti Margjekaj/ Hakmarrje politike apo goditje e korrupsionit të gjyqtarëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në rastin e parë që pati mundësi gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjekaj lëshoi para gazetarëve të vërtetat e saj, duke thënë se arrestimi nga policia ishte frymëzuar politikisht dhe se ajo kishte një vit që e priste këtë që ndodhi. “E prisja prej një viti arrestimin, Jam e kënaqur që e bënë” i tha ajo gazetarëve ndërsa i bërtiste policëve që prej 3 orësh nuk dinin ku ta çonin për seancën gjyqësore.

ARRESTIMI

Policia arrestoi në korrik të këtij viti një grup personash që transportonin klandestinë, mes tyre edhe Orion Balin. Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balin, por në Apelin e Korçës masa ndryshoi nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ngjarja ishte e rëndomtë në morinë e shkeljeve të ligjit dhe të dhjetëra vendimeve që ndryshojnë në lidhje me masat e arrestit. Duhet thënë se qoftë kapja e trafikantëve që shoqëronin një grup klandestinësh, qoftë ndryshimi i masës së arrestit, kaloi në heshtje në media dhe nuk kishte asgjë për të jashtëzakonshme.

Por nuk ka qenë kaq e thjeshtë për SPAK. Prokuroria e Posaçme ka qenë e vëmëndshme dhe ka vënë në përgjim personat e dyshuar duke zbuluar se një skemë korrupsioni. Aty pretendohet se është i përfshirë edhe bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara, sekseri Florian Zhilla, avokati Skënder Demiraj dhe së fundmi gjyqtarja Mimoza Margjekaj.

KONFLIKTI I MARGJEKAJT ME RAMEN 

Por si hyri në konflikt me mazhorancën gjykatësja që për pak rrezikoi të zhbënte zgjedhjet lokale të Durrësit në 30 qershor? Margjekaj ishte pjesë e trupës gjykuese që do t’i jepnin mandatin Valbona Sakos, në një klimë të ndezur politike, pas bojkotit të opozitës. Në Durrës kandidatët për Bashkinë ishin dy. Valbona Sako nga PS dhe Valbona Sakollari nga Bindja Demokratike. Por për shkak se Bindja Demokratike i regjistroi kandidatët e saj jashtë afateve zgjedhore, Mimoza Margjekaj i konsideroi zgjedhjet e 30 qershorit nul dhe nuk i dha mandatin e kryebashkiakes, Valbona Sakos.

Atëherë gjykatësja u vu në shënjestër të mediave pranë pushtetit, që publikuan fotot e bashkëshortit të saj, që merrte pjesë ne mitingjet e Partisë Demokratike.
Për ta zgjidhur situatën, u desh ndërhyrja e Edi Ramës. U tërhoq kërkesa që kishte bërë vetë Valbona Sako për mandatin dhe u dërguan një tjetër me firmën e Ramës duke ia kërkuar një gjyqtari tjetër mandatin e kryebashkiakes. Pikërisht për këtë përplasje, Mimoza Margjekaj thotë se u arrestua bashkë me të shoqin.

NDRYSHIMI I MASES PER TE BURGOSURIN

Por SPAK pretendon se Margjekaj bashkë me të shoqin u bënë pjesë e aferës korruptive për lirimin e Orion Balit. Sipas policisë, avokati Skënder Demiraj që mbronte Orion Balin i kishte dhënë 6 mijë euro bashkëshortit të gjykatëses, Arben Carës për lirimin e klientit të tij nga burgu, për të ndryshuar masën e sigurisë.
Gjatë përgjimit, vëllai i të burgourit Nejton Bali i tregon nënës se avokati Skënder Demiri kishte dhënë garanci që kundrejt shumës 6 mijë euro do ta lironte nga qelia në Apelin e Korçës.

“Kërkon 6 mijë euro si fillim, për ta nxjerrë arrest shtëpie. Edhe 4 mijë euro shkojnë 10 mijë euro. Burri i huaj do 6 mijë euro si fillim, pasi ka tre gjyqtarë dhe nga dy secili, për mos llogaritur më pas edhe Skënderit”. Nejtoni i thotë të ëmës se duhen brenda dy ditësh, ose në të kundërt i vëllai rrezikon 5 deri në 10 vite burg.
Në përgjimet e dosjes del se avokati Demiraj bisedon me Klaudjo Zhilla, pronar i një hoteli në Korçë që ndërmjetësoi takimin me bashkëshortin e gjyqtares, i cili dha garanci për vendimin. Më datë 29 korrik, ashtu siç edhe ishte garantuar nga avokati Demiraj, Apeli i Korçës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në garanci pasurore 5 milionë lekë për Orion Balin.

Margjekaj pretendon se masën e sigurisë e ndryshoi për shkak të kushteve të pandemisë dhe se ajo nuk ka marrë para. Gjyqtarja në seancë ka ngritur pyetjen sesi mundet ajo që t’ia ndryshojë mendjen ajo një gjyqtari të Apelit në Korçë, që ka 10 vite që punon aty.

“Edhe të doja…një gjyqtare e shkallës së parë që shkon në Gjykatën e Apelit Korçë, që ata gjyqtarët kanë 10 vjet aty. Kisha mundësi unë, të guxoja t’u thoja atyre një gjë të tillë. S’ka logjikë, edhe të doja unë ta bëja këtë gjë. Konfidenca jonë është shumë e vogël” është shprehur ajo në sallën e gjyqit.

ORIENTIMI I SPAK

Çështja mbetet ende në gjykim. Gjatë vendimit të kësaj të shtune gjykata la në fuqi masat e sigirusë, dukë lënë arrest shtëpie gjyqtaren Margjekaj dhe avokatin Demiraj, ndërsa tre të tjerët do të vazhdojnë të hetohen në burg. Mbetet për t’u parë nëse prokurorët e kanë “kopsitur” tashmë dosjen dhe kanë të gjitha provat për ta dënuar Margjekajn, apo e gjitha do të rezultojë një flluskë sapuni. E sigurtë, është që SPAK nuk është hera e parë që godet në të njëjtën trajektore ku kalon edhe mëria e kësaj mazhorance.©Lapsi.al



33 Comments

  1. Goditje selektive per 6 mije euro. Gjyqetaret qe mbrojne qeveritaret e korruptuar dhe marrin me miliona nuk po i gjen gje.

    1. Prisni! Ketu ndaloni pak! Kjo alpinia, e zbritur nga shkrepat e thepisur, margjekaj/gjekmarkaj/markagjonaj/ gjonmarkaj, nuk ka nevoje qe t’a zgjasim me shume sepse gjenialitetet e tregojne qarte se cfare malli eshte, i ka marr apo jo ato 6000€, atij “fukarait” te zene me “presh ne dore” duke bere “trafikim”, i cili i merrte mijera €, fukarajve te vertete sirian?
      Besoj se hipoteza qe i ka marre qendron, per kete kjo injorantia, kjo kafsha qe ka luajtur me fatet, buken, jetet e njezeve, sic i ka dashur b…. e palare, duhet qe te pergjigjet dhe ndeshkohet ne menyren me shembullore, per kete veper penale!
      Nuk na interesojne fare bindjet pollitike te kesaj DRANES, sepse per te ushtruar profesioni i gjyqtarit mbi te gjitha duhet qe te jesh i depolitizuar, kjo copa e k….. eshte aq injorante ordinere sa qe si mbrojtje perdore shprehjet: “une e prisja arestimin”, si e prisje pse e prisje, cfare kishe bere?! “Si ka mundesi qe une gjytare e shkalles se pare te ndikoja, xhaxhat e apelit me 10 vite eksperience”, o debile ti u rrite ne detyre u bere gjykatese apeli dhe ende mendon se je gjykatese e shkalles se pare sepse keshtu vetreferohesh, kur mendon se kjo copemishi ka pasur jete njerezish ne dore!
      A po veprohet selektivisht? Po.
      A e meriton burgun kjo plera me te shoqin? Po.
      KETO BISHA, HENGSHIN KOKAT E NJERI-TJETERIT SE MBASE DUKE U NGRENE NDERMJET TYRE, NUK KANE KOHE TE MERREN ME NE, MBASE KESHTU SHPETON MILETI!

      1. Cop Kari je ti kok e kembe. Mua nuk me intereson fare a e ka shperdoruar detyren apo jo kjo gjykatesja (ka shume mundesi ta kete bere) , me intereson fakti qe pse eshte goditur???
        Nqs kjo eshte gotitur per arsye qe nuk kane lidhje me drejtesine, por me politiken atehere kjo gje eshte 1000 here me e rende se ato 6000Eur qe ka mar ajo.
        Duhet ta dish qe nje drejtesi e varur 100% nga qeveria eshte shume here me e keqe se nje drejtesi e korruptuar, sepse kshu po shkojme aty ku ishim para Viteve 90.
        Dhe jam i sigurte qe eshte goditur per arsye politike pasi ketu ne Shqiperi ka me mijra raste shume me te renda se keto 6000Eur e kesaj dhe nuk e rrun trapin njeri.
        Ketu po vidhen Miliona Euro diten per diell dhe nuk po arrestohet njeri.
        Duhet te kuptosh dicka, sot ti je me Pushtetin, neser mund te mos perputhen me interesat dhe do te vije radha ty te goditesh, pastaj do dali prap ndonje trap i puna jote dhe do shkruj ketu, mir ja kane bere qen-it/es se shkeli ligjin.

      2. Or Pordhpull duket se ke marre leksione raciste antiveriore nga shkerdhokracia socialiste e kryekoqekandarit.
        Ka edhe te tjere qe dojne me e nda Shqipnine ne 2 pjese veri-jug…..
        Edhe pak kohe ju ka mbete!
        Dhe keni me u marre mandej me emnat.

  2. me kete po tregoni qe drejtesine e kishte kapur PD e tani Rama po ben hakmarrje politike????
    Mos i qr e mbroni ca hajdute sikur eshte hakmarrje politike

  3. “Por për shkak se Bindja Demokratike i regjistroi kandidatët e saj jashtë afateve zgjedhore, Mimoza Margjekaj i konsideroi zgjedhjet e 30 qershorit nul dhe nuk i dha mandatin e kryebashkiakes, Valbona Sakos.”
    Me kete i keni thene te gjitha

  4. Nuk di ndonje ligj qe i krijon mundesi gjyqtares te liroj te pandehur se eshte me koronavirus! Gjyqtarja ka gjithe te drejten e saj te kete preferencat e saj politike, por jo ta beje ligjin llastik.

    1. O Astrit!A e di ti që kodi penal ka edhe arrest shtëpie?Po të kujtoj vetëm rastin e Sjmir Tahirit(shumë më i rëndë). Pastaj gjykatësja e cila nuk ishte e vetme në trupin gjykues, nuk ka dhënë vendim pafajësie apo jo? Thellohu pak o buçko mavi.

      1. O loqe ca krahasimi ben. Sajmir Tahiri doli i pafajshem e u denua vetem per shkelje detyre e as per vjedhje, as korrupsion e as kondrabande droge

        1. Atë organin si fik të vyshkur e pelqen shumë lali eri.
          Sajmiri nuk doli i pafjshëm,lexo vendimin e gjykatës.
          Gjatë kohës së procesit në gjykatë Saje qorri e kaloi në arrest shtëpie.
          Ta bëra shumë të thjeshtë o Popull!

    2. Cfar populli i frustruar dhe dashakeqes qe jemi, ce kemi kte mani per ti fut njerezit ne burgje!!
      Jemi vertete rrac e qelbur. Agje nuk ka ndryshuar qe nga koha e Enverit, po te njejtet kemi ngelur. Burgu konsiderohet mase riedukimi dhe jo ndeshkimi.
      Po pse mor njerez pse, cdo person konsiderohet i pa fajshem deri sa te japi vendim fajsie gjykata. Nuk ka arsye qe te futesh tjetrin ne burg per dyshime se ka bere trafikim klandestinesh, pasi nuk eshte nje veper qe perben rrezikshmeri shoqerore.
      Po ca them edhe une kta te fusin 3 dit ne burg, pa vendim gjykate vetem se ka dal ne rruge testi i alkolit mbi normat (test i cili ne raste te vecanta del pozitiv pa pire fare alkol), nderkoh qe per te njejten gje Gjermani te con ne shpi. Nje miku im, i cili eshte mysliman i devotshem, ka mbi 15 vjet qe nuk ve alkol ne goje, i doli testi i alkolit mbi narmat dhe e rrasen ne burg. Kjo eshte drejtesia te ne.

  5. Ne nje vend ku 1/3 e buxhetit humbet pa nam e pa nishan neper honet e korrupsionit ( sipas Kontrollit
    te Larte te Shtetit), ne nje vend ku shpenzohet per luks qeveritar me shume se per investime, ne nje vend
    ku vete shefat e policise anganhohen personalisht si hamenj te ngarkimi shkarkimit te droges ,ne nje
    vend ku vete ministri u jep makinen personale trafikanteve te droges, ne nje vend ku vrases , trafikante e
    tutore femrash mberrijne te behen depudete e bejne ligje per te futur ne burg te pafajshmit ,ne nje vend
    ku shteti vete dhe ligji jane te zhytur ne llumin e paligjeshmerise dhe te padrejtesise te papergjegjesise
    -ne kete vend pra ku era e qelbur e korrupsionit ka mberritur deri ne Departamentin e Shtetit kur
    deklaronte se korrupsioni kapilar eshte i perhapur ne te gjitha deget e qeverisjes-ne kete vend pra
    SPAK i ideuar te kape peshqit e medhenj (sipas ambasadorit te SHBA Donald LU ) shkon e godet ne
    menyre selektive dhe me nje shpejtesi te habitshme brend dy muajsh per 6000 euro kur ne sirtaret
    e drejtesise flene dosje disa vjecare qe jane bere pengese edhe per hapjen e negociatave duke u vene si kusht nga Bundestagu gjerman.
    Padrejtesia fillon qe tek arrestimi i personit qe po tyransportonte emigrantet.Si mund te denosh me 5-10 vjet nje person qe transporton emigrante.Po ne vete j.emi nje popull emigrantesh dhe fale tyre kemi
    mbijetuar keto 3o vite. Po ti kishin denuar te gjithe ata qe na kane ndihmuar emigrantet tone atehere
    gjysma e Europes do te ishte ne burg.
    Ky rast i gjyqtares tregon sesi drejtesia hne doren e rilindasve perdoret si kobure per interesat e tyre politike.

  6. Edhe duke e marre te mireqene, nuk mund te krahasohet dhe te barazohet kurre korrupsioni… (i gjithe korrupsioni qe folet per Gjyqsorin eshte nje pike uje ne krahasim me çfare folet per pushtetet e tjera)…!!!
    Po, korrupsioni ku eshte (ku jane € prove materiale)…!!!
    Apo, ajo çfare deshten e realizuan…!!!
    Te tjerat, do themi se, korrupsioni vazhdon (nese nuk provohet dyshimi i mesiperm/ qe me aq sa ka dale kuptohet se nuk do provohet)…!!!
    Ah! Se harrova! Barren e proves per pafajesine e ka e dyshuara (deri kur t’a provoje taksirat e ka te rrije si e dyshuar, nen hetim etj)…!!!
    Keshtu ka kaluar procesi i rregullt ligjor (edhe ne procedimin penal) per NE…!!!
    Trajtohemi si “Mafiozet” ne Itali…!!!

  7. SPAK po tregon cdo dite e me shume se eshte nje gjykate dhe hetuesi komuniste. Si ka mundesi qe nuk bie ne rrjetet e saj asnje peshk I mazhorances , do shihni si do behet SPAK mbas 25 prillit

  8. Prisni! Ketu ndaloni pak! Kjo alpinia, e zbritur nga shkrepat e thepisur, margjekaj/gjekmarkaj/markagjonaj/ gjonmarkaj, nuk ka nevoje qe t’a zgjasim me shume, gjenialitetet e tregojne qarte se cfare malli eshte, i ka marr apo jo, ato 6000€, atij “fukarait” te zene me “presh ne dore” duke bere “trafikim”, i cili i merrte mijera €, fukarajve te vertete sirian?
    Besoj se hipoteza qe i ka marre qendron, per kete kjo injorantia, kjo kafsha, qe ka luajtur me fatet, buken, jetet e njezeve, sic i ka dashur b…. e palare, duhet qe te pergjigjet dhe ndeshkohet ne menyren me shembullore, per kete veper penale!
    Nuk na interesojne fare bindjet pollitike, te kesaj DRANES, per te ushtruar profesioni i gjyqtarit, mbi te gjitha duhet qe te jesh i depolitizuar. Kjo copa e k….. eshte aq injorante ordinere, sa qe si mbrojtje perdore shprehjet: “une e prisja arestimin”, si e prisje pse e prisje, cfare kishe bere?! Ose,”si ka mundesi qe une gjytare e shkalles se pare, te ndikoja, xhaxhat e apelit, me 10 vite eksperience”, o debile, ti u rrite ne detyre, u bere gjykatese apeli, ende mendon se je gjykatese e shkalles se pare sepse keshtu vetreferohesh. Indinjohem thellesisht, kur mendoj se kjo copemishi, ka pasur fate e jete njerezish ne dore!
    A po veprohet selektivisht? PO.
    A e meriton burgun kjo plera me te shoqin? PO.
    Fundja, nje pleh me pak, pavaresisht se plerat, nuk mbarojne kurre, ne kete landfill!
    KETO BISHA, HENGSHIN KOKAT E NJERI-TJETERIT SE MBASE DUKE U NGRENE NDERMJET TYRE, NUK KANE KOHE TE MERREN ME NE, MBASE KESHTU SHPETON MILETI!

    1. Shko mor pleher muti, na ben dhe moral ti robqire. Po nese kjo per 6 mije euro burg, po ju mor ju qifsha motren qe po vidhni milionat euro diten per diell pa e rrujt trapin e po pagoni vendime gjyqakatsh nderkombetare vetem dy te fundt 144 MILION EURO per tekat e Ramrobqirit e te Taulant Balles ca duhet te beje SPAKU? Keto dy klysha kurvash ju duhen hedh celesat en det po kush ta beje, SPAKU i Rilindjes? JO!
      Tani shko qihu e mos na rruj karin lokalist muti. Je mesuar 50 vjet me pushet mbiemra Kristaqi, LLaqi, Sotiraqi etj dhe te vjen cudi qe ka dhe mbiemra te tjere Gjonmarkaj, Margjekaj etj etj.
      Ti vetem shqiptar sje more te qifsha robt qe fut percarje mes shqiptareve.

  9. Se besoj që në këtë situatë vetingu mund të bëhet diçka e tillë nga gjykatësit.Lënia në arrest shtëpie është një masë ndalimi ndaj krimit që ëdhtë kryer.Trafikim tej kufirit të qënieve njerzore krim që justifikohet arresti shtëpiak.Po drejtoresha e kufirit e rilindjes ku është në ,arrest shtëpie per të njejtin por më e rëndë se ishte grup i organizuar.E most të flasim për Tahirin!!!!Kjo të çon natyrshëm që është hakmarje.E çpret nga bijtë e etërve!!!

  10. Me hunj e gurë do dalim po preku votat Rama”, tha Vasili për “Koha Jonë”.

    Edhe Edi Paloka, nënkryetar i PD, thotë për “KJ” se vetëm me forcën e popullit rrëzohet Edi Rama.Dilni shpellkare se paloka po ju therret keni bythe te luftoni,por ju kurva vetem per supe jeni gati per te tjerat ta tru ani karin

    1. Qija robt kur komenton dhe ti qe komplet bagazhi jot gjuhesor permban 4 fjale. Uroj mos kete shume votues rrotkari si puna jote Rilindja se keq e ka punen:)

  11. Pasojat ekonomike të koronavirusit vazhdojnë të ndjehen në qytetin e Nju Jorkut, ku radhët për të marrë ushqime falas, janë ende të gjata sipas organizatës bamirëse “Food Bank”. Kjo organizatë ka shpërndarë 30 milionë pako me ushqime për banorët e Nju Jorkut, tre herë më shumë sesa vitin e kaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton.

    Organizata “Food Bank” për Nju Jorkun thotë se numri i njerëzve që shkojnë për të marrë ushqime, është më i madh krahasuar me vitin e kaluar.

  12. Po mire pse nuk heton spaku shkeljen e jashteligjeshme te kufirit nga klandestinet, si dhe kush e organizon ate dhe pse nuk rruhet apo bllokohet kufiri me greqine dhe maqedonin me klone telash? Meqenese hyrja e shtetasve te huaj ne vendin tone eshte e paligjeshme perse nuk arrestohen dhe klandestinet, por vetem ata qe i shoqerojne? Keta te fundit vetem mund te gjobiten per mos pasje liçence per taksi apo transport. Se shume kush ne shqiperi mendon se eshte normale te vijne klandestine nga zona lufte ne shqiperi apo kudo. Por kjo nuk qendron aspak. E para shumica e klandenstineve qe vijne nuk jane nga siria por nga tunizia dhe vijn per arsye ekonomike dhe jo lufte! E dyt ne sjemi vend i BE dhe as vend prites si turqia apo dhe greqia. Kjo e fundit bashke me bullgarine i kane mbyllur prej kohesh kufijte tokesor dhe vendet si austria, hungaria etj i kane dale kunder planit te Merkel dhe i kane mbyll kufijte per Emigrant e paligjshem. Keshtuqe dikush po luan rende me shqiperine e shqipetaret dhe fajtoret jane ne qeverisje e jo nje taksixhi apo gjyqtare. Nuk jane keta organizatoret e trafikut dhe kthimin e shqiperise ne nje geto arabesh. Interesohuni njeher sa emigrant te paligjshem kane hyre ne shqiperi keto 3 vite dhe sa kane hyre ne secilin shtet te BE perveç greqise qe po i sjell ketej.

  13. Po fllucka.e.rradhes.se spak

    Loje.endyre politike

    Aspak deshtim total

    Asnie qeveritar

    Buxhetin e.administron qeveria jo gjykatesja

    Gjyykatesja po goditet qellimisht per te bere lajm

    Ceshtja eshte idiote komplet
    Pergjimi i nie familjari me nje familjar tjeter. Ska asnje pergjim te gjykateses apo burrit te.saj asnje prove per eurot as edhe eurot nuk jane gjetur

    Pra dyshimi i vetem.eshte muhabeti qe ka bere familjari ne telefon.

    Por hetimi me spektakolar eshte i ylli ndroqit asnje prove por vetem 2 njoftime per yllin te arrestuar pra ska.as.denime asnje.gje

    E gjithe kjo u be per 8 dite nga aspaku
    U cu ne gjykate nga 23 korriku ne 1.gusht

    Teatri qe ka video live ka 4 muaj dhe asnje veprim.nga.aspaku

    1. Po çfare SPAKu mor aman, a prishet veza e prishur. Eshte kapur qe veze dhe perveçse me porosi nga qarkori merret. Kjo e gjyqtares show i lodhur i radhes.

  14. Ore cfare u be me pronat ? Ka te drejte njeriu te gezoje pronen e trasheguar ? Kaluan ter ato vite ( dekada ) neper gjykata kombetare dhe nderkombetare.

  15. Nëse nuk do të ishte ultimatumi serioz i SHBA, ndërhyrja e tyre energjike, këtë qëllim Berisha do e kishte realizuar dhe shqiptarët do të pësonin një gjakderdhje në përmasat e gjenocidit. Azem Hajdarin e nxori në pritë dhe e përplasi me Fatmir Haklajn vetëm Sali Berisha. Organizatori i këtij krimi makabër është Sali Berisha. Ai e thirri me urgjencë nga Fieri Azem Hajdarin dhe i dha “detyra badigardi”, duke e nxjerrë në pritë”, Spaku urgjent me kete dosje te njeriut me keqberes dhe kriminel qe ka njohur ky vend urgjent kete dosje o spak

    1. Po sikur SPAKU te hetonte keto te fresketat fare si fillim, vjedhjet e QINDRA MILION EURO qe na jane bere se fundmi nga qeveria jone? Spaku eshte krijuar per te hetuar korrupsionin, pastaj Salen, Azemin e te tjete aty i kane dosjet prokuroria, gjykata, ti hetojne e rihetojne sa here te duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *