• |
ide | kryesore

Reina fut në telashe Strakoshën: shqiptari nuk është më titullar i sigurtë te Lazio

-Instant, Sport



Që në fillim të përgatitjeve për kampionatin, Simone Inzaghi po i jep hapësirë Pepe Reinas. Spanjolli, në fakt, është marrë jo për të bërë portierin rezervë, por për të rivalizuar me Strakoshën. Të dy do të alternohen e, vetëm gjatë sezonit, nëse do të ketë një diferencë evidente në rendiment, tekniku do të vendosë se cili do të jetë titullar. Për momentin bardhekaltrit kanë diskutuar tre miqësore: kundër Triestinës ka luajtur Strakosha, kundër Padovës e Vicencës ka mbrojtur portën Reina (që në ndeshjen e parë ka pritur edhe një penallti).

Në muajt e fundit, sidomos pas lockdoën, Strakosha ka dhënë ndjesinë se, vetëm 25 vjec, rrugëtimi i tij i rritjes ka përfunduar. Ndonjë gabim i tepërt (të rëndë ato me Atalanta e Lecce), që ka shtyrë shoqërinë ta stimulojë me blerjen e një rivalizuesi. Shqiptari, kur ishte 21 vjec, e pa veten titullar për shkak të problemev fizike të Marchetti e nuk ka patur asnjëherë dikë që ta rrezikojë. Shumë diferencë mes tij, Vargic e Protos. Strakosha ka nevojë për stimuj për tu kthyer të kërkojë më shumë nga vetja. Lazio, që në tre sezonet e fundit ka fituar tre trofe e është kthyer në Champions pas 13 vjetësh, po rrit nivelin ndaj dhe tekniku e drejtuesit duan që, në moshën e tij, edhe portieri i kombëtares shqiptare të vazhdojë të rritet.

Reina ka eksperiencë e personalitet. Di të luajë me këmbë (aty ku Strakosha duhet të përmirësohet) e në Champions ka koleksionuar 69 prezenca. Titullari në start do të mbetet Strakosha, por, në diferencë nga sezonet e kaluara do të ketë një rival të denjë. Pepe do të gjejë hapësirë, si në Serie A ose në Champions League. I takon tani Strakoshës të vazhdojë të rritet e të konfirmohet titullar. Lazio sinjalin ia ka dhënë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *