• |
ide | kryesore

Shpopullimi i Shqipërisë/ Meta: Situata është më dëshpëruese se në vitet ’90, duhet reagim i menjëhershëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta jep alarmin, teksa shkruan në ‘Facebook’ se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90. Duke iu referuar një shkrimi të prestigjiozes “Le Monde” për shpopullimin e Shqipërisë, Kreu i Shtetit thekson se adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare.

Mesazhi i Metës:

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!

Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI! ??



4 Comments

  1. Eh more Ilir More Ilir deshperuese eshte po po Por ti je nji nga bashkautoret e shkaterrimit te Shqiperis…. Mallkuar qofsh more zyzar….

  2. 1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.

    1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.

    2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.

    2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.

    Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë! Tokë e Xanun. E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.

  3. Shum e drejt. sikur te shihnit ndonje marveshje me gjermanin te mernin per 10 vjet 1.000.000 shqipo mir do benit. te gjith fitojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *