Gjendja e 9 të burgosurve të burgut të Drenovës që ndodhen në burgun e Shën Kollit, të infektuar me Covid-19 është stabilizuar. Burime nga Drejtoria e burgut të Drenovës kanë konfirmuar lajmin se të prekurit gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se vdekja e parë e shënuar nga Covid-19, ajo e 74-vjeçarit nga Mallakastra, Caush Banaj, ka ardhur si pasojë e sëmundjeve të tjera që kishte gjatë kohës që ka qenë në burgun e sigurisë së lartë, Drenovë. Mes të dënuarve të prekur nga virusi është dhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Shtetasi maqedonas është dënuar për lëndë narkotike.