• |
ide | kryesore

Vajza jashtë martese e ish-mbretit belg kërkon titullin “princeshë”

-Instant, Paparazzi, Slider



E bija e ish-mbretit belg Albert II, Delphine Boël, e lindur jashtë martese, shpreson që gjykata t’i japë asaj të njëjtat të drejta dhe tituj si fëmijët e ligjshëm të babait të saj.

Boël, 52 vjeçe, e ka çuar çështjen në gjykatën e apelit në Bruksel.

Avokati i Boël tha të enjten se ajo po kërkonte të njëjtat të drejta si tre fëmijët e tjerë të Albert, Philippe, tani Mbreti i Belgjikës, Princi Laurent dhe Princesha Astrid.

“Pozicioni i Delphine nuk ka të bëjë me faktin që ajo dëshiron apo nuk dëshiron të jetë princeshë. Ajo nuk dëshiron të jetë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Ajo dëshiron të ketë saktësisht të njëjtat privilegje, tituj dhe kapacitete si vëllezërit dhe motra e saj,” -tha avokati Marc Uyttendaele.

Ndërsa avokati i Albert thotë se asaj mund t’i jepet titulli “princeshë” vetëm me dekret mbretëror, jo nga një gjykatë.

Ish-mbreti Albert II (majtas) Delphine Boël (djathtas)
Mbreti Albert pranoi se ai ishte babai i Delphine Boël në janar të këtij viti, pasi kishte luftuar me pretendimin e saj për të marrë atësinë për rreth një dekadë.

Nëna e Delphine, baronesha Sybille de Selys Longchamps, ka treguar se kishte një lidhje 18-vjeçare me Albertin para se ai të ishte mbret.

Delphine dhe e ëma, baronesha Sybille de Selys Longchamps
Thashethemet për një fëmijë të paligjshëm u shfaqën për herë të parë në vitin 1999 në një biografi të paautorizuar për gruan e Albert, Mbretëreshën Paola, duke shkaktuar një skandal mbretëror dhe thashetheme të vazhdueshme mediatike në Belgjikë.

Delphine Boël së pari pretendoi se Mbreti Albert ishte babai i saj biologjik gjatë një interviste në vitin 2005, por vetëm kur ai abdikoi në 2013-ën – që humbi imunitetin e tij ndaj ndjekjes penale – ajo hapi procedurat gjyqësore.

Baronesha Longchamps thotë se lidhja me Princin e atëhershëm Albert të Liège zgjati midis viteve 1966 dhe 1984 dhe ai ishte i pranishëm gjatë fëmijërisë së Delphine-s.

Baronesha Sybille de Selys Longchamps në rini
Pas vdekjes së vëllait të tij të madh në 1993, Alberti papritur erdhi në fron.

Ai mbajti këtë pozicion deri në korrik të 2013-ës, kur njoftoi abdikimin e tij – për shkak të shëndetit jo të mirë – dhe u zëvendësua nga djali i tij, Philippe.

86-vjeçari u kishte rezistuar urdhrave të gjykatës për t’iu nënshtruar testimit të ADN-së, derisa iu desh të përballej me gjoba prej 5,000 € në ditë nëse vazhdonte të refuzonte.

Në janar, ai njoftoi se e pranoi Delphine Boël si fëmijën e tij të katërt pasi “mësoi rezultatet e testeve të ADN-së”.

“Jeta e saj ka qenë një makth i gjatë për shkak të kësaj kërkese për identitet,” -tha Uyttendaele për televizionin RTL.

Belgjika ka një monarki kushtetuese në të cilën mbreti luan një rol kryesisht ceremonial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *