• |
ide | kryesore

Varet në litar Afkari, 81 vite burg për vëllezrit: Irani ekzekuton mundësin që u mbrojt nga Trump

-Instant, Sport



Për të kërkuar falje kishin zbritur në fushë presidenti i SHBA-së Donald Trump e edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (Cio), që kërcënon të përjashtojë Iranin nga Lojërat Olimpike. Në ditët e fundit nisi edhe një fushatë në rrjetet sociale, por sot mundësi Navid Afkari, 27 vjec, është ekzekutuar. Sipas autoriteteve gjykuese Afkari ishte konsideruar fajtor për “vrasje të paqëllimshme” kunddrejt një funksionari të autoriteteve publike në Shiraz, qëlluar me thikë në 2 gusht 2018. Si shumë qytete në Iran, Shiraz atë ditë ishte vend i protestave kundër pushtetit e në lidhje me situatën ekonomike e sociale të vendit.

Sipas shefit të Departamentit të drejtësisë në provincën e Fars, Kazem Mousavi, Afkari është ekzekutuar këtë mëngjes në burgun e Shiraz. Vëllezrit e tij Vahid e Habib janë dënuar me 54 e 27 vjet burg. Të tre kishin denuncuar se janë torturuar në burg e dënimi me vdekje ishte dhënë mbi bazë të një rrëfimi që pastaj Afkari e kishte tërhequr sepse i ishte marrë nën torturë, ka thënë avokati i tij Hassan Younesi. Në një komunikatë për shtyp Cio është deklaruar “i tronditur” nga ekzekutimi i mundësit iranian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *