• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: Liverpool vuan tmerrësisht ndaj Bielsas, 4-3 vetëm me një penallti në fund: Arsenal fiton derbin e parë

-Instant, F1, Sport

Liverpool tronditet në debutimin në Premier League, pasi është rikuperuar tre herë në shtëpi nga Leeds, por në fund thyen 4-3 skuadrën e Bielsas me një penallti të transformuar në të 88’ nga Salah, autor i një triplete. Në gol edhe van Dijk, ndërsa rezultuan të kotë golat e Harrison, Bamford e Klich për Whites. Në ndeshjen tjetër Arsenal fiton derbin e parë sezonal: Fulham mundet në shtëpi 3-0 nën goditjet e Lacazette, Gabriel e Aubameyang.


LIVERPOOL-LEEDS UNITED 4-3
Një ndeshje pak të thuash spektakolare, që shihte kampionët e rinj të Anglisë kundër një skuadre të sapo ngjitur në Premier pas 16 vjetësh. Në fund ka marrë më të mirën Liverpool me penallti, por Leeds mund të dalë me kokë lart nga Anfield. E të mendosh që Reds morën avantazhin në rastin e parë: e majta e Salah në minutën e 4’u përplas në dorën e Koch. Arbitri Oliver tregoi pikën e bardhë dhe vetë egjiptiani realizoi me saktësi, me një të majtë të fortë e qendrore, që mposhti Meslier. Leeds reagoi dhe bëri 1-1 në të 12 me një kryvepër të Jack Harrison: top i gjatë i Philips për ish-sulmuesin e City, që i bëri figurë të keqe Alexander-Arnold e Joe Gomez përpara se të mundte në shtyllën e parë Alisson. Emocionet në Anfield zgjatën gjithë pjesën e dytë: van Dijk shënoi me kokë në të 20, pastaj gaboi kontrollin duke i dhënë mundësinë Bamford të barazonte në 2-2. Entuziazmi i Bielsa zgjati vetëm tre minuta, sepse Salah, në zhvillimet e një goditje dënimi shënoi avantazhin e tretë të kampionëve të Anglisë, por Leeds nuk hoqi dorë asnjëherë nga ndeshja e në të 66’ erdhi barazimi për të tretën herë. Helder Costa shërbeu në qendër për Klich që me një diagonale mposhti portierin brazilian. Diferencën e bëri penalltia e shkaktuar nga Rodrigo e Salah nuk e la rastin të shënonte tregolëshin e parë sezonal në ndeshjen e parë të kampionatit.








FULHAM-ARSENAL 0-3
Fitorja e parë në Premier League 2020-2021 është e Arsenal, që në ndërqytetasen të gjithën londineze të luajtur në Craven Cottage shemb 3-0 Fulham që sapo është ngjitur në elitë. Ndeshja nisi menjëherë si duhet për Arsenal, në avanatazh në minutën e 9 me Lacazette, që tronditi keq vendasit. Në të 49′ Gabriel dyfishoi shifrat me një goditje me kokë të Willian, ndërsa në të 57′ mbërriti edhe firma e Aubameyang me një goditje të shkëlqyer në kthesë. Kështu festa është e gjitha për Arsenal, që mori me autoritet fitoren e parë sezonale, duke marrë edhe kryesimin e kampionatit. Gunners nuk rrezikuan asgjë dhe i kanë dërguar kështu një mesazh të qartë të gjitha skuadrave të mëdha të futbollit anglez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu