• |
ide | kryesore

Zaniolo humbi një vit të plotë me dëmtime, e kalon me batutë: “Tani i mbarova gjunjtë”

-Instant, Sport



Pas ndonjë ditë të kuptueshme frikë, inati e zhgënjimi, Nicolò Zaniolo është gati të përballojë rikuperimin è dytë të këputjes së ligamenteve në gju në karrierën e tij dhe ka gjetur energji mentale e fizike: “Nuk kam menduar kurrë të tërhiqem, edhye në castin kur kuptova cfarë më kishte ndodhur përsëri”. Të hënën operacioni në Austri në klinikën e profesor Fink, gjë që përjashton kështu Villa Stuart ose Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për Corriere dello Sport, mesfushori i Romës gjeti edhe forcë për të buzëqeshur: “Po e kthej në forcë. E pastaj i mbarova gjunjtë… i kam paguar një faturë të shtrenjtë fatit të keq”. Dëmtimi në gjurin e majtë gjatë ndeshjes Hollandë-Itali, në fakt, i ndodhi vetëm 8 muaj pas atij në gjurin e djathtë.

Zaniolo, për më tepër, tashmë e di se cfarë gjëje i shkon përballë: “Po,di gjithcka tashmë e kështu e di se do të jetë e vështirë, por në të njëjtën kohë dua të besoj se bëhet fjalë për një eksperiencë formuese. Po numëroj në të kundërt tani “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *