• |
ide | kryesore

Aksident tragjik me 4 viktima në Greqi, humb jetën 19-vjeçarja shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 19-vjeçare shqiptare humbi jetën sot në një aksident me katër viktima, në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia.

Dy makina janë përplasur duke u shkatërruar plotësisht. Plot 9  zjarrfikës kanë nxjerrë 4 trupat nga automjetet e shkatërruara, por ishte shumë vonë.

Në aksident kanë humbur jetën vajza 19-vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70 vjeçar.

Pamjet e frikshme të aksidentit kanë pushtuar mediat greke, ndërsa policia akoma nuk ka zbardhur shkaqet e ngjarjes.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *