• |
ide | kryesore

Alaba nuk rinovon, Hoeness akuzon menaxherin e austriakut: “Është një piranja”

-Instant, Sport



Pas problemeve të rinovimit të David Alaba me Bayern Mynih duket se është menaxheri i lojtarit. E thotë pa lojëra fjalësh presidenti i nderit i klubit bavarez Uli Hoeness për mikrofonët e Sport 1. Sipas asaj që bëntë ditur drejtuesit, Pini Zahavi është në mënyrë të ekzagjeruar i lidhur me paratë.

“Menaxheri i tij është një piranja”, ka thënë Hoeness duke iu referuar menaxherit të Alaba e tratativës për rinovimin e kontratës me mbrojtësin. “Në fakt, është e gjitha cështje parash. Luan për klubin më të mirë në botë, ku tjetër duhet të shkojë? Ne duam ta mbajmë David, por për shkak të Pini Zahavi nuk kemi ende një akord. Sidoqoftë, David vetë duhet të marrë një vendim”, ka komentuar Hoeness.

Kontrata aktuale e Alaba është e vlefshme deri në 30 qershor 2021 por një shitje e tij në këtë moment mbetet shumë e mundshme në rast të mungesës së rinovimit. Mbi lojtarin janë edhe Manchester City, Chelsea, Barcellona e Paris Saint-Germain.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *