• |
ide | kryesore

Atletico Madrid, Simeone pozitiv me koronavirus

-Instant, Sport



Covid 19 vazhdon të jetë prezent në botën e futbollit, edhe pse tashmë krijon shumë më pak panik se në fillim. Edhe Diego Pablo Simeone ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka dhënë direkt Atletico Madrid me një komunikatë zyrtare: “Trajneri ynë, Diego Pablo Simeone, ka rezultuar pozitiv me Covid pas testeve të realizuara të premten – shkruhet në komunikatë – Është asimptomatik e po respekton karantinën e nevojshme në banesën e tij”. Testet, specifikon klubi, janë kryer në fund të grumbullimit të bërë në Los Angeles de San Rafael, si pasojë e një rasti të parë pozitiviteti që u mësua të enjten tek një pjesëtar i stafit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *