• |
ide | kryesore

Dokumentet nxjerrin zbuluar Ramën: Familjes Cakoni iu dha shtëpi 4 ditë pasi doli në media

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Rasti i familjes Cakoni nga Thumana që humbi kryefamiljarin dhe vajzën 18-vjeçare mbetet një nga më tragjikët e tërmetit të 26 nëntorit. Historia e kësaj familjeje është rikthyer në qendër të vëmendjes pas transmetimit të një intervistë në News24 të Manjola Cakonit që po rrit e vetme djalin e vogël Alesion mes vështirësive.


Ajo tha se ishte e zhgënjyer me kryeministrin Rama që e përdori historinë e saj për foto me Ronaldon dhe më pas asgjë. Kjo intervistë pasoi me kërcënimet e kreut të qeverisë në telefon. Pasi çështja u bë publike nga PD, Rama nxori sot disa dokumente që sipas tij qeveria e ka bërë me shtëpi këtë familje. Ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha që thotë se datat e dokumenteve tregojnë se familjes Cakoni i është dhënë shtëpia 4 ditë pasi rasti u denoncua në media.


“Përgënjeshtrim i Edvin Hajdutit! Mashtrim i pafytyre i Edvin Hajdutit dhe narkozyrtareve te tij per kontraten per apartament e familjes Cankoni qe humbi 8 pjestare te familjes nga termeti. Kontrata u nenshkrua me daten 7 shtator, 4 dite pas denoncimit nga mediat te braktisjes dhe mashtrimit te kesaj familje nga Edvini” – shkruan Berisha.

LEXO EDHE: Alesio që takoi Ronaldon, si viktima e dyfishtë e politikës spektakël


8 Comments

  1. O lapsi , po prap me titull shkerdhat juve ?
    Shtepine ata e kane merre qe ne fillim , kurse kontrata ju eshte dhene para disa ditesh ( 23-08-2020) .

    Rama vendosi tju ndertoje shtepite atyre qe ju prishen nga termeti , dhe bravo i qofte. Une nuk do ta beja.
    Themi qe jetojme ne kapitalizem , por nuk veprojme si ne nje sistem te tille.
    Shtepia e cdokushit eshte private , dhe rrisku mbi eshte privat , jo publik. Perderisa rrisku eshte privat, duhet ti dalesh zot vete .
    Nuk jam dakort qe me leket e buxhetit ( qe i perket te gjithe popullit) , tju dhurohen shtepi personave private.
    Pastaj perse kjo grua duhet te trajtohet ndryshe nga te tjeret ?

  2. Kur e ka marë shtëpinë me kohë perse sja bënë kontratën me kohë që ti mbaronin hallet e zonjës me kohë?Përse mbroni me fanatizëm një person të rezikshëm si Rama dhe sulmoni shtypin që nxjer të vërtetën.

    1. Gimi .. sa persona ka sot ne shqiperi qe jetojne ne shtepi , pa dokumenta ne dore ? Ajo zonje ka hyre ne ate shtepi 24 dite mbas termetit. Perse kjo zonje duhet te trajtohet vecmas ? Sepse beri zhurme ?
      Ajo ti jete shume dashamirse Rames se i e beri me shtepi private . Me leket e mia dhe te tuat , i dha shtepine asaj.
      Une nuk e di se perse ju bene dokumentat kaq vone. por nuk jam dakort qe kjo zonje te trajtohet ndryshe vetem se filloi propaganden Grida.

    1. O katunari ,, shko meso ne fillim se cfare eshte kapitalizmi, pastaj hajde ketu dhe diskuto. .
      Ndihma humanitare eshte tjeter. Dhurimi i nje shtpie private eshte tjeter.
      Po nese neser ty te digjet shtepia , cfar do besh ? Do ti kerkosh Rames nje shtepi te re ?

  3. O ti që e ke kuptuar me themel kapitalizmin aman na mëso dhe ne të gjorëve ndonjë gjë nga ai se ne katunarë jemi se kuptojmë dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu