• |
ide | kryesore

F1: Hamilton fiton garën e parë në Mugello: tani është -1 nga rekordi i Schumacher

-Instant, F1, Sport



Lewis Hamilton ka fshirë zhgënjimin e Monzës, me një fitore të fortë në GP të Toskanës në F1, i pari i zhvilluar në Mugello e karakterizuar nga incidente e dy flamuj të kuq me po aq rinisje nga starti. Anglezi ka lënë pas Valtteri Bottas për dopietën e panumërt të Mercedes. Në podium me ta, edhe Red Bull i Alexander Albon, në podiumin e parë historik në karrierë. Tjetër kalvar për Ferrarin: Charles Leclerc e ka mbyllur i teti, Sebastian Vettel i dhjeti.

Një parakalim fantastik nga jashtë në kthesën e parë e Lewis Hamilton mori fitoren numër 90 në karrierë: tani është vetëm një sukses nga rekordi i Michael Schumacher. E të mendosh që starti ishte shkatërrimtar për anglezin, me Bottas që i kaloi përpara. Pastaj flamuri i kuq për aksidentin i dhuroi një tjetër shans anglezit, të cilin nuk e dështoi. E fituoi duke dominuar, ashtu si i pëlqen të bëjë, duke fshirë cfarë ndodhi në Monza. I vetmi i aftë të provonte të mbante nën presion ishte shoku i skuderisë, por edhe këtë herë finlandezi ishte i parë i humbasve.

Nëse flitet për humbës, e pamundur të mos i referohesh Ferrarit. Në ditën e GP numër 1000, skuderia italiane nuk ka dhuruar asnjë emocion ndaj tifozëvetë saj në tribunë. E provoi Chalres Leclerc, që nisi fuqishëm pas dy Mercedes e pastaj u parakalua nga Stroll, Ricciardo, Albon, Perez, Norris e Kvjat. Në fund iu desh të kënaqej me një vend të tetë të hidhur. Edhe më kaq bëri Sebastian Vettel, asnjëherë protagonist e i dhjeti në finish, ndërsa ishte një e djelë e zezë edhe për Max Verstappen. Hollandezi, që ka akuzuar probleme tek makina e tij Red Bull që në stërt, nisi keq për shkak të mungesës së papritur të fuqisë e kur u gjend në mes të grupit u përplas nga Raikkonen, duke përfunduar në rërë e duke mbetur i bllokuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *