• |
ide | kryesore

Hoti tani duhet të pyesë Mustafën, Haradinajn dhe Limajn para se të flasë me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Avdullah Hotit i kanë lënë “dorë të lirë” vetëm në qeverisjen e brendshme. 3 liderët e koalicionit, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë marrë rol udhëzues për Kryeministrin sa i përket dialogut me Serbinë. Ky vendim është ndërmarrë pas përplasjeve të LDK-së dhe AAK-së për çështjen e dialogut dhe përplasjeve që kanë pasur në Washington.


Avdullah Hoti mund të marrë çfarëdo vendimi për ekonomi, arsim, shëndetësi e bujqësi, por për çfarëdo lëvizje për dialog me Serbinë do të detyrohet t’i marrë udhëzimet nga liderët e koalicionit. Njëri prej pjesëmarrësve në delegacionin e Washingtonit, Selim Selimi, i cili është Ministër i Drejtësisë, ka konfirmuar se Kryeministri do të udhëzohet tani e tutje për temën e dialogut.


“Aktivizimi i tyre (Haradinaj, Mustafa, Limaj) në çështjet nacionale i bën mirë dhe është udhëzues për qeverinë. Normalisht, qeveria i ka pushtetet e veta që ia jep Kushtetuta”, – ka thënë Selimi, në një intervistë televizive një ditë më parë.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se shefi i tij në qeveri do të vazhdojë t’i ketë kompetencat në fushat e brendshme ndërsa do të udhëzohet në fushën e diplomacisë.

“Sa u përket çështjeve sektoriale qeveria udhëhiqet nga z.Hoti. Por, por çështjet nacionale siç është dialogu mendoj se është e mirëpritur dhe e domosdoshme që garantuesit e këtij koalicioni që e kanë nënshkruar platformën qeverisëse të kyçen aktivisht. Pasi ata e kanë hisen në formimin e kësaj qeverie”, – ka shpjeguar Selimi.

Zyrtari i AAK-së ka thënë se koalicioni vazhdon të mbetet stabël pavarësisht mendimeve ndryshe që kanë pasur në momente të caktuara për temat nacionale.

“Fakti që Kryeministri Haradinaj, Kryetari Mustafa dhe Kryetari Limaj janë garantë të këtij koalicioni, kjo do të thotë se ata janë pajtuar që të jetë Qeveria çfarë është. Koalicioni është stabil, ka diskutim të brendshëm dhe të hapur. Për çështjet sektoriale ne jemi në dakordancë të plotë. Por në çështjet nacionale, sic është dialogu, mendoj se ky diskutim ka qenë më intensiv”, – ka shtuar ai. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. DULLA KOTI ISA MORINA ,HASHIM THACI DHE BATON HAXHIU LE TE BLEJNE NJE SHTEPI SE BASHKU DHE TE FUTEN ME RICHARD GRENELL MBRENDA thotë:

    DULLA KOTI NUK KA LEGJITMITET PER ASGJE FARE SE ESHTE ATY PA NJE VOTE TE VETME,DULLA KOTI DUHET TE LARGOHET SA ME SHPEJT NGA AJO KARRIGE ,

  2. Per çfare bisedime flitet? Te Shtepine e Bardhe çfar u be, u bisedua apo teatruan? Sa i madh eshte demi qe tre musketjeret e Kosoves u kujtuan ta frenojne? Tani me te vertet qe kryeministri e ka me hak epitetin “koti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu