• |
ide | kryesore

Identifikohen 2 vajzat që humbën jetën në aksidentin e Elbasanit, arrestohet shoferi i dehur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Janë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident tragjik në autostradën Elbasan – Tiranë në dalje të tunelit të Krrabës me 2 viuktima dhe 2 të plagosur rëndë. Vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër. Mësohet se ato ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit tip “Volksëagen” (Smart) që u godit nga një Benz.


Viktimat janë të moshës 21 dhe 23 vjeçe. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina vajzat pasi ajo kishte marrë dëme të rënda. Një nga vajzat e aksidentuara është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa tjetra po mbahet në spitalin e Elbasanit.


Burime policore thanë se makina me të cilën ato po udhëtonin është në pronësi të 26-vjeçares Denisa Dibra. Të njëjtat burime thanë se policia ka arrestuar shoferin e makinës tip Benz që shkaktoi aksidentin. Ai është identifikuar si Behar Pema, 58-vjeç i cili në momentin e ndalimit ka qenë në gjendje të dehur. Sipas testit të alkoolit rezultoi në masën 0.93 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/l testi i dytë. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Lerojani nenen ne burg atij pijanecit! Duhet te krijohet dhe futet ne fuqi ligji per vrasjen ne rruge njesoj si ne Itali.
    Kush vret prej alkoolit paguan me heqje lirie deri ne 18 vite

    1. Viktimat nxirrini me emer dhe mbiemer e kur ju jepet mundesia dhe me foto, o palo gazetare, kurse kriminelett dhe oligarket me iniciale a pseudonime..

      1. Kush jane keta OLIGARKET qe ju paskan dale inicilaet ?
        Ti po komenton per aksidentin apo per oligarket ?
        ( ke harruar te shkruash Rama ik)

  2. Ky eshte nje pijanec dhe njeri i ndyre , perhere problematik.
    Vajza te reja humben jeten ne moshen me te bukur, fatkeqesi , tmerr
    Asnji nuk zbaton rregullat e qarkullimit rrugor.
    Policise se shtetit i ka rene teresisht autoriteti, komplet inekzistente

  3. Ky shtet nuk mund te imponoje cdo gje me gjoba. Duhet sensibilizim i gjithe shoqerise per keto aksidente. Rruget po behen te ngushta duke nervozuar shoferet. Rradhet jane pa fund, arroganca e idioteve (ketu fut drogaxhinj, politikane e police) eshe bere e padurueshme..Ngushellime per familjet dhe miqte e fatkeqeve..

  4. KETA QE FLUTUROJNE DHE MARRIN ME QAFE NJERZIT DUHEN DENUAR NE MENYRE SHEMBULLORE.KY NUK ESHTE AKSIDENT POVRASJE ME DASHJE.NGUSHELLIME FAMILJEVE TE TE NDJERAVE.

  5. Mos u merxisni do paguaj ca leke dhe do dali. SHume shume do ti heqin patenten per nje vit qe se ka problem se atje ka shume qe prape e ngasin makinen dhe pa patente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu