• |
ide | kryesore

Lajmërimi i koduar për ‘Piratin’ kosovar: Muriqi mbërriti në Romë

-Instant, Sport



Vedat Muriqi është gati të bëhet zyrtarisht një lojtar i Lazios. Është vetë klubi bardhekaltër që ka njoftuar mbërritjen në Romë të sulmuesit kosovar. Lazio e ka konfirmuar në faqen zyrtare në Tëitter pa përdorur fjalë, por vetëm me një seri emoji: në fillim flamurin e piratit (epiteti i Muriqit është ‘Pirati’), pastaj avioni në fazë ngritje, shoqëruar nga sigla ISL (ajo e aeroportit Ataturk të Stambollit), e në fund avioni në fazë ulje, me siglën CIA (ajo e aeroportit të Ciampinos).

Në fund, për të hequr cdo mëdyshje, kanë mbërritur edhe fotot e para me shallin bardhekaltër: qendërsulmuesi, që mbërrin nga Fenerbahce, është gati të veshë fanellën e Lazios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *