• |
ide | kryesore

Lindsay Lohan, sërish në telashe

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Lindsay Lohan po përballet me një proces gjyqësor që mund t’i kushtojë rreth 365.000 dollare.

Sipas Entertainment Tonight, shtëpia botuese HarperCollins e ka hedhur aktoren në gjyq, pas pretendimeve se ajo ka prishur marrëveshjen e vendosur mes dy palëve.Në vitin 2014, Lohan nënshkroi një kontratë me shtëpinë botuese dhe në dokumentet e gjykatës thuhet se ajo nuk arriti të siguronte një dorëshkrim të premtuar.HarperCollins e paditi aktoren pasi  pretendon se kjo është një paradhënie që i takonte shtëpisë botuese, por që nuk e ka marrë. Kompania shprehet gjithashtu se nuk e mori kurrë librin e premtuar nga Lohan.Aktores iu lejua një lëshim në afatin kohor, pasi ajo nuk arriti të përmbushte afatin e saj të parë dhe HarperCollins pretendon se ka qenë në kontakt me ekipin e Lohan dhe se ka kërkuar të ndërpresë kontratën, duke kërkuar edhe kompensimin e gjithë shumës së parave.Lindsay Lohan i është ofruar deri në $1 milion për të shkruar kujtimet e saj në mars, 2014.Redaktorët ishin nën supozimin se Lohan do ta mbështeste punën e saj në një ditar që ajo mbajti gjatë kohës së saj në rehabilitim, por dorëshkrimi i saj nuk u materializua.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *