• |
ide | kryesore

Makina përplaset me motorin në rrugën Morinë-Milot, humb jetën një kosovar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një person ka humbur sot jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Morinë-Milot, në fshatin Reps.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin F.N., banues në Ferizaj të Kosovës është përplasur me një motor me drejtues shtetasin me inicialet J.H., banues në Prizren, ku për pasojë ka humbur jetën ky i fundit.


Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu