• |
ide | kryesore

‘Mashtrimi’ i Suarez: ekzagjeron kërkesën e vonohet për ti mbetur në derë Barcelonës

-Instant, Sport



Tratativa e Luis Suarez duket se nuk ështe aq e thjeshtë sa duket. Tifozët e Juventus mendojnë se mes bardhezinjve e uruguajanit është vetëm një provim gjuhe e një pasaportë, sidomos pasi Atletico Madrid u tërhoq nga gara, përballë kërkesës së ekzagjeruar të stafit të lojtarit për pagën. Por, sr shkruan sot Mundo Deportivo, pikërisht pas pretendimeve ekonomike të Suarez mund të fshihet një strategji ndryshe: Suarez, dyshohet, po vonohet e po merr kohë, duke mos zgjidhur ende kontratën me Barcelonën, në tentativë për ta vënë pas murit klubin e “ta detyrojë” Koeman ta riintegrojë në organikë.

Me kalimin e ditëve kjo hipotezë forcohet. Pavarësisht se interesi i Juves është i madh, nuk mund të nënvleftësohen kohët e burokracive: të kalojë provimin e italishtes nuk do të thotë që të marrë menjëherë pasaportën. E dinë bardhezinjtë, që negociojnë edhe me Milik e Dzeko e di edhe sulmuesi.

Pikërisht për këtë Mundo Deportivo hedh dyshimin se strategjia e vërtetë e Suarez është të marrë kohë, i bindur se mund të vlejë vitin e mbetur në kontratë e të qendrojë në Barcelonë deri në 2021 bashkë me Messi. Një lloj spy-story në të cilën Juventus nuk ka ndërmend të lejojë të mashtrohet e aq më pak përdoret: nëse javën e ardhshme Suarez nuk bën provimin e nuk zgjidh kontratën me blaugranat, nuk do të humbet më asnjë dite me uruguajanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *