• |
ide | kryesore

Mitsotakis: Javën tjetër do flas me Ramën për zgjerimin e Greqisë në 12 milje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis nuk tërhiqet nga zgjerimi i vendit të tij me 12 milje në detin Jon. Në një konferencë me gazetarët në Selanik ai tha se pas disa ditësh në Athinë, në kuadrin e forumit të “The Economist” do të bisedojë edhe me Zaevin edhe me Ramën.

“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur. Jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri tjetri do të ulemi në dialog. Me z.Rama kemi edhe çështje të tjera pas zgjerimit që bëri Greqia të ujërave të saj territoriale me 12 milje, në lidhje edhe me marrëveshjen e detit, negociatat për të cilën janë ndërprerë.

Kemi një rol lideri në Ballkan ndaj duhet ta ushtrojmë atë edhe për çështjet politike edhe për ato ekonomike”, – ka thënë Mitsotakis. Forumi ekonomik do të mbahet në datat 15-16 shtator në kryeqytetin helen dhe Rama e ka konfirmuar ftesën edhe pse zyra e tij e shtypit është shprehur se nuk do të ketë takim me homologun grek. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ca’ Rol lideri ke ti mor grek muti
    Ti desh shite ishujt or b grisur.
    Po’ kur gjen shesh bej pershesh.
    Tani qe keni hy me janullen ne Zemer te shtetit bjerini sa tju haje krahu.

  2. Esad Pashet nuk i ndhet Shqiperise….

    Ca here te misheruar ne bejlere anadollake, ca here si bajraktare qe me cdo kusht donin te futnin vendin ne BE, dhe ca here ne formen e mediave kazan si puna e kalemit te thyer.

  3. Per ato 12 miljet jane gati ne gjendje lufte me turqine, greket, Rama i shkrete eshte midis dy zjerresh do i ri sus greqise apo turqisi. Meqe kujton se eshte gjeni ne gjopolitike do shohim se si do reagoje Rama ndaj krizes turke-greke qe pa dyshim do mbizoteroje ne takimin me kryeministrin e Greqise. Ne qofte se nuk nderhyn ndonje fuqi e madhe, Shqiperia i ka punet keq me grekerit e po aq keq me turqit.

  4. ME TURQINE SHQIPERIA NUK KA PROBLEM.TURQIA NUK KA NE KUFI SHQIPERINE. ASKUSH MOS TE SHQETESOHET SE SHQIPERIA DO TA NDIHMOJHE TURQINE, SEPSE SHQIPERIA NUK KA AS TAKAT PER NJE GJE TE TILLE. POR SHQETESIMI ESHTE SE SHQIPERIA DUHET TA MBROJE VETEN E SAJ NE ATE SE MOS GREQIA I MERR DETIN POR EDHE NGA ENDERRAT GREKE PER TE ARDH DERI NE SHKUMBIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *