• |
ide | kryesore

PD denoncon Veliajn: E turpshme letra që do u shpërndajë nesër nxënësve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar një letrë që kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë gati nesër për nxënësit. Zhupa shprehet se kjo është një letër neveritëse e Veliajt, që nuk pranoi të bëjë as tamponë për mësuesit. Ajo shton se kreu i Bashkisë nuk mund të mbulojë dot dështimin me propagandë.

“Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt të mbushur me propagandë!

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që tju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës! Nesër do ta beni mësimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt!

Në vend të show merrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mësuesve! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!” – shkruan Zhupa. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/1013310425407030/posts/4370697033001669/?extid=lJeQCBICJdbWuCMp&d=n



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *