• |
ide | kryesore

Pirlo debuton me 5 gola tek Juventus: “E di që duhet të fitoj menjëherë”

-Instant, Sport



Andrea Pirlo ka mbetur i kënaqur pas 5-0 në miqësoren e parë si trajner i Juventus kundër Novarës: “Djemtë u impenjuan, një stërvitje e mirë: ishte e rëndësishme, duke qenë se ishte ndeshja e parë me të gjithë lojtarët në dispozicion”. Tekniku bardhezi e ka te qartë se është i detyruar të fitojë menjëherë: “Normale për një trajner të Juventus ti duhet të fitojë: ishte kështu si lojtar, është njësoj në pankinë”. Në lidhje me merkaton: “Më duhet një qendërsulmues sa më shpejt të jerë e mundur edhe pse ka kohë deri në 4 tetor”.

Pirlo nuk zbulohet në lidhje me sistemin taktik përfundimtar (“Mbrojtja me tre? Po provojmë disa zgjidhje, edhe për të parë lojtarët që kemi në dispozicion. Kemi ende edhe 7 ditë për të përgatitur ndeshjen e të dielës”) e më tepër mendon për aspektin psikologjik: “Skuadra duhet të ketë entuziazëm, më duket se po mësohen me mënyrën e re të punës e po zbaviten. Por sezoni do të jetë i gjatë”.

Cristiano Ronaldo në gol e që tani në formë: “Është mirë, lëviz me lehtësi si tregoi edhe sot e është gati për të bërë një sezon të madh”. Në fund, mbi shpresën për të riparë tifozët në stadium për ndeshjen me Sampdorian: “Shpresë ka, urojmë të hapet një pjesë e stadiumit sepse kemi nevojë ne, ashtu si gjithë futbolli italian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *