• |
ide | kryesore

Raporti i DASH/ Basha: Ekonomia buzë greminës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ekonominë shqiptare. Përmes një deklarate, kreu i opozitës theksoi se vetëm për këtë vit kishte 100 milion euro më pak investime të huaja.


Sipas Bashës, investitorët e mëdhenj, strategjikë dhe seriozë, u zëvendësuan me kompani offshore, PPP dhe koncesionet korruptive. Mes të tjerash ai tha se lufta kundër korrupsionit, anulimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha.


DEKLARATA E KRYETARIT BASHA
Është alarmante situata e investimeve të huaja në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti, shifra e rënies së investimeve është 100 milionë euro. Çuarja e ekonomisë shqiptare buzë greminës së falimentit, është një nga shqetësimet kryesore të pasqyruara në raportin e përvitshëm të DASH, që rendit si arsye korrupsionin e qeverisë shqiptare, shkatërrimin e tregut dhe konkurrueshmërisë nga PPP-të, ligjet abuzive në lidhje me pronat dhe gjithashtu konçesionet korruptive.
Asgjë nuk e fsheh dot më rritjen e varfërisë dhe papunësisë, ekonominë e rrënuar dhe largimin masiv të shqiptarëve. Çdo raport ndërkombëtar flet qartas për mungesën e klimës pozitive për biznesin dhe investimet e huaja.

Dy investitorët e vetëm strategjike, TAP dhe Devolli, po e perfundojnë punën e tyre të nisur që në kohën e qeverisjes së PD. Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë. Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe konçensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve.

foto galeri

Në këto kushte, një nga angazhimet e mia parësore, është që t’i kthej shqiptarëve mundësinë e tregut të lirë dhe frymëmarrjen konkurrencës së ndershme në çdo sektor të ekonomisë. Lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha dhe serioze, që bashkë me zhvillimin ekonomik do të sjellë dhe rritjen e numrit të vendeve të reja të punës me paga dinjitoze.

3 Comments

  1. Nëse nuk do të ishte ultimatumi serioz i SHBA, ndërhyrja e tyre energjike, këtë qëllim Berisha do e kishte realizuar dhe shqiptarët do të pësonin një gjakderdhje në përmasat e gjenocidit. Azem Hajdarin e nxori në pritë dhe e përplasi me Fatmir Haklajn vetëm Sali Berisha. Organizatori i këtij krimi makabër është Sali Berisha. Ai e thirri me urgjencë nga Fieri Azem Hajdarin dhe i dha “detyra badigardi”, duke e nxjerrë në pritë”,

  2. Ore cfare u be me pronat ?

    Ore cfare u be me pronat ? Ka te drejte njeriu te gezoje pronen e trasheguar ? Kaluan ter ato vite ( dekada ) neper gjykata kombetare dhe nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu