• |
ide | kryesore

Times zbulon vendimin e Mbappe: francezi i ka komunikuar PSG dëshirën për tu larguar

-Instant, Sport



Kylian Mbappe është ëndërra e cdo klubi e kjo e bën të pashmangshme faktin që francezi të jetë gjithë kohën në qendër të zërave të merkatos. Vetëm se këtë herë Times pretendon që ka një të vërtetë në faktin që Mbappé i ka komunikuar Paris Saint Germain se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, në skadencë në 2022, e se dëshiron të largohet nga klubi në përfundim të sezonit. Për sulmuesin francez ajo e 2021 mund të jetë një verë e nxehtë.

Francezi është praktikisht futbollisti më i kërkuar në botë, por atëherë kur dukej se Psg po e bindte të rinovonte konratën, ka ardhur ky lajm i fortë. Ndoshta finalja e humbur e Champions League, përballë Bayern Mynih, e ka bërë të ndërgjegjshëm Mbappe se duhet të kërkojë një klub më të rëndësishëm. Kampioni i botës ka qenë gjithnjë ëndërra e ndaluar e Real Madrid, por tani në lojë është futur edhe Liverpool. Vetëm pak kohë më parë francezin me një mesazh të kriptuar në Tëitter i ngatërroi të gjithë. “Të gjithë flasin, por asnjë nuk e di. Më mungon Psg” kishte deklaruar ai, duke hapur rrugën e rinovimit, që në fakt ka një kleckë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *