• |
ide | kryesore

Transportuan 25 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohen dy persona që transportuan 25 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Çfarë thotë policia 

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Devoll dhe Komisariatin e Policisë nr. 3, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, u bë ndalimi me urdhër të Prokurorisë i shtetasit L. B., 26 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. K., është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Devoll, në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” 25 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit A. K.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.



2 Comments

  1. Po mire kjo eshte idiotesi totale, arrestohen transportuesit dhe jo emigrantet e paligjshem. Nuk arrestohen ata qe kane hyre ne menyre te paligjshme ne shqiperi , por mbrohen nga shteti! Lapsi investigoni si eshte e verteta dhe si ka mundesi te ndodhin te tilla gjera.

  2. Po mire pse nuk heton spaku shkeljen e jashteligjeshme te kufirit nga klandestinet, si dhe kush e organizon ate dhe pse nuk ruhet kufiri me greqine dhe maqedonin me klone telash? Meqenese hyrja e shtetasve te huaj ne vendin tone eshte e paligjeshme perse nuk arrestohen dhe klandestinet, por vetem ata qe i shoqerojne? Keta te fundit vetem mund te gjobiten per mos pasje liçence per taksi apo transport. Se shume kush ne shqiperi mendon se eshte normale te vijne klandestine nga zona lufte ne shqiperi apo kudo. Por kjo nuk qendron aspak. E para shumica e klandenstineve qe vijne nuk jane nga siria por nga tunizia dhe vijn per arsye ekonomike dhe jo lufte! E dyt ne sjemi vend i BE dhe as vend prites si turqia apo dhe greqia. Kjo e fundit bashke me bullgarine i kane mbyllur prej kohesh kufijte tokesor dhe vendet si austria, hungaria etj i kane dale kunder planit te Merkel dhe i kane mbyll kufijte per Emigrant e paligjshem. Keshtuqe dikush po luan rende me shqiperine e shqipetaret dhe fajtoret jane ne qeverisje e jo nje taksixhi apo gjyqtare. Nuk jane keta organizatoret e trafikut dhe kthimin e shqiperise ne nje geto arabesh. Interesohuni njeher sa emigrant te paligjshem kane hyre ne shqiperi keto 3 vite dhe sa kane hyre ne secilin shtet te BE perveç greqise qe po i sjell ketej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *