• |
ide | kryesore

Video/ Ancelotti mposht Mourinhon, Everton në krye të Premier League, bashkë me Leicester

-Instant, Sport, Video



Sukses prestigjoz për Everton të Carlo Ancelotti, që në Londër mposhti Tottenham të José Mourinho me rezultatin 1-0. Vendosi një gol i Dominic Calvert-Lewin me një goditje me kokë në të 55′. Toffees janë tashmë në grupin që komandon Premier League, ku bashkohet edhe Leicester që fitoi 3-0 në fushën e West Bromwich. Gol në debutim për ish-lojtarin e Atalanta Timothy Castagne (57′), pastaj dygolësh me penallti i Jamie Vardy (74′ e 84′).

TOTTENHAM-EVERTON 0-1
Një sfida mes José Mourinho e Carlo Ancelotti nuk mund të jetë kurrë banale, për shumë kryqëzimet që kanë diktuar rrugën e dy mjeshtrave të pankinës (të dy tek Chelsea, te dy tek Real Madrid, të dy në Milano vetëm se në krahë të kundërt). Sfida e re i jep kreditet ish-teknikut kuqezi, që mori në Londër fitoren e parë të madhe me Evertonin e tij të ri. Një skuadër që synon ti vendosë në vështirësi të mëdhatë e Premier League. Tottenham e nisi mirë por ra dukshëm pas pushimit. James Rodriguez, i preferuari i Ancelottit, provoi ti dhuronte teknikut gëzimin e parë, por duhet tia linte protagonizmin Calvert-Lewin që shënoi në të 55 golin vendimtar.

WEST BROMWICH-LEICESTER CITY 0-3
Nisje bindëse për Leicester City të Brendan Rodgers, që po mundohet të lërë pas zhgënjimin e vendit të pestë në fundin e kampionatit të kaluar. Në debutim të kampionatit Foxes morën përpara West Browmich, që rezistoi mirë një pjesë loje. Ndeshja ndryshoi pas një aksioni konfuz brenda zonës së Baggies ku Castagne me një goditje me kokë shënoi golin e avantazhit për Leicester. Tani është e thjeshtë e Vardy shënoi përsëri për Leicester, duke tranformuar në të 74′ një penallti për faull të Bartley. Qendërsulmuesi bëri bis 10 minuta më pas, sërisht nga pika e bardhë, për një Leicester që kërkon të mahnisë së më shpejt.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *