• |
ide | kryesore

Video duke thithur gaz ekzaltues, përfshin në një tjetër skandal lojtarin e Manchester United

-Instant, Sport



Pas ngjarjeve të ditëve të fundit që e kanë përfshirë kur ishte në grumbullim me kombëtaren e Anglisë, Mason Greenwood bëhet protagonist i një tjetër incidenti, këtë herë ndoshta edhe më problematik. Bëhet fjalë për një video që i përket disa javëve më parë, të paktën sipas asaj që pretendon The Sun, e që e tregon duke thithur gaz ekzaltues.

Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik, sulmuesi i Manchester United Mason Greenwood është shfaqur në videon që bëri menjëherë xhiron e botës, duke përdorur gazin ekzaltues. Duket sikur bashkë me të ka qenë edhe një vajzë. Në imazhe shihet si lojtari tenton të fryjë tullumbacin me një instrument të vecantë.

Si është bërë e ditur, kur thithet ai lloj gazi, një person zhvillon shpejt intoksikimin dhe përgjumjen, gjë që sigurisht që nuk është një kartvizitë e mirë për futbollistin, i cili kohët e fundit ishte përfshirë në një tjetër cështje skandaloze me shokun e ekipit Foden. Të dy kishin ftuar dy vajza në hotel gjatë grumbullimit me Anglinë, duke injoruar rregulloret anti-Covid. Sigurisht që nuk është një kohë e mirë për talentin e ri anglez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *