• |
ide | kryesore

Zaniolo, operohet me sukses: të paktën 6 muaj jashtë fushave

-Instant, Sport



Nicolò Zaniolo është operuar me sukses në gjurin e majtë. Talenti i Romës i është nënshtruar rikostruktimit të ligamentit të kruciatit të majtë në Austria, në klinikën Gelenkpunkt të Innsbruck, e ndërhyrja e kryer nga Profesor Christian Fink (që më parë kishte operuar edhe Demiral e Chiellinin) teknikisht e ka arritur qëllimin. Kohët e rikuperimit janë vlerësuar të paktën gjashtë muaj. Zaniolo tani do të qendrojë një javë në Austri para se të kthehet në Romë. “Nis numërimi mbrapsht”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale pas operacionit.

Ndërhyrja ka nisur në orën 9.40 të mëngjesit të sotëm e ka përfunduar në dicka më shumë se dy orë. Numri 22 verdhekuq është shoqëruar, përvec familjes e të fejuarës, edhe nga mjeku i Romës Manara e nga fizioterapisti i klubit Esposito.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *