• |
ide | kryesore

Ajo që duhet të dini për burrat dhe ata nuk e thonë/ Eksperienca ime si ish eskortë që peshoja 100 kg

-Instant, Arkiva, Stil



Shumë herë, kur u them grave qShumë herë, kur u them grave që kam punuar si punonjëse seksi, më shikojnë nga koka te këmbët dhe më thonë: “Me të vërtetë? Ndoshta e marr këtë reagim sepse jam 1.60m e gjatë dhe peshoj 104 kilogramë dhe sigurisht nuk përshtatem me konceptin që ato kanë për punonjëset e seksit.

Ekzistojnë shumë koncepte në lidhje me punonjësit e seksit dhe ideja më e përhapur, referuar përvojës sime, është fakti që të gjitha duhet të duken si Julia Roberts te “Pretty Woman” dhe se burrat dëshirojnë gratë që janë të holla.

Unë jam këtu për t’ju thënë se kjo është e gabuar.

Në asnjë moment nuk dua të pretendoj se kam një fizik të përsosur. Jam një person që mjeku im e quan “obez”. Kam një bark të madh, të rrumbullakët, të mbuluar me strija në ngjyrë rozë, gjinj të butë, thithka të cilat i dashuri im i parë i quante “piper i zi” dhe mustaqe të cilat duan një depilim të rregullt. Jam njeri dhe e papërkryer dhe kam punuar si eskort e suksesshme për më shumë se një dekadë.

Fillimisht nisa punën si eskortë përmes një site, i cili tashmë nuk ekziston më. Vitin e kaluar, shkova në një audicion për t’u punësuar në një klub striptizmi. Menaxheri më pa qartë dhe iu duk për të qeshur fakti sesi dikush si unë guxonte dhe kërkonte punë si kërcimtare. Ai më tha se isha “shumë e madhe”. Duke pasur parasysh atë që di nga përvoja, m’u duk e çuditshme se pse një klub striptizmi nuk merrte edhe gra si puna ime, kur ka burra që tërhiqen nga trupat tanë. Shkova sepse m’u duk një ide e mirë për biznesin e tyre.

Megjithatë ideja e kërcimtareve klasike nëpër klubet e striptizmit është fakt sesi burrave u imponohet ideja se duhet të pëlqejnë gra të holla me trupa të hatashëm dhe larg qoftë që një njeri të punësojë një grua mbipeshë në klub. Këto vende janë vetëm një mikro-botë e botës ku ne jetojmë.

Ajo që kam mësuar nga të gjitha vitet e mia si eskortë, është fakti se në bisedë private, burrat janë më të lirshëm.

Çdokush mund të jetë një punonjës seksi. Nuk ka kushte bukurie. Ekziston një treg për të gjithë trupat, edhe pse është e vërtetë që jo çdo treg është i barabartë.

Kur isha vullnetare për një sindikatë të punëtorëve të seksit në Kolkata, Indi, takova një grua rreth të 80-ave e cila punonte ende si punonjëse seksi. A është më e lehtë nëse je 25 vjeç? Ndoshta po, por kjo nuk do të thotë se nëse jeni mbi 25 vjeç nuk ka burra që duan të jenë me ju. Dallimi është se burrat (si njësi) nuk duan që të tjerët ta dinë se burrat (si individë) nuk pëlqejnë domosdoshmërisht një vajzë me trup si modelet e Playboy.

E vërteta është se në qetësinë e dhomës së gjumit ku unë ulesha me klientët, burrat me të vërtetë tërhiqen nga të gjithë llojet e trupave. Ndodhte që unë ndonjëherë harxhoja shumë energji duke u përpjekur të fshihja barkun ose përpiqesha të fikja dritat, ose të shkoja shpesh në banjë për të parë nëse më dukej mirë makeup-i. Këto janë gjëra për të cilat shoqëria më kish gënjyer më parë.

Sekreti i vërtetë – të cilin mendoj se burrat seriozisht duan që ne gratë ta dimë, kur s’ka të tjerë rrotull – është fakti që ta lejoni t’ju shohë me të gjitha të metat tuaja, plotësisht të dëshirueshme. kam punuar si punonjëse seksi, më shikojnë nga koka te këmbët dhe më thonë: “Me të vërtetë? Ndoshta e marr këtë reagim sepse jam 1.60m e gjatë dhe peshoj 104 kilogramë dhe sigurisht nuk përshtatem me konceptin që ato kanë për punonjëset e seksit.

Ekzistojnë shumë koncepte në lidhje me punonjësit e seksit dhe ideja më e përhapur, referuar përvojës sime, është fakti që të gjitha duhet të duken si Julia Roberts te “Pretty Woman” dhe se burrat dëshirojnë gratë që janë të holla.

Unë jam këtu për t’ju thënë se kjo është e gabuar.

Në asnjë moment nuk dua të pretendoj se kam një fizik të përsosur. Jam një person që mjeku im e quan “obez”. Kam një bark të madh, të rrumbullakët, të mbuluar me strija në ngjyrë rozë, gjinj të butë, thithka të cilat i dashuri im i parë i quante “piper i zi” dhe mustaqe të cilat duan një depilim të rregullt. Jam njeri dhe e papërkryer dhe kam punuar si eskort e suksesshme për më shumë se një dekadë.

Fillimisht nisa punën si eskortë përmes një site, i cili tashmë nuk ekziston më. Vitin e kaluar, shkova në një audicion për t’u punësuar në një klub striptizmi. Menaxheri më pa qartë dhe iu duk për të qeshur fakti sesi dikush si unë guxonte dhe kërkonte punë si kërcimtare. Ai më tha se isha “shumë e madhe”. Duke pasur parasysh atë që di nga përvoja, m’u duk e çuditshme se pse një klub striptizmi nuk merrte edhe gra si puna ime, kur ka burra që tërhiqen nga trupat tanë. Shkova sepse m’u duk një ide e mirë për biznesin e tyre.

Megjithatë ideja e kërcimtareve klasike nëpër klubet e striptizmit është fakt sesi burrave u imponohet ideja se duhet të pëlqejnë gra të holla me trupa të hatashëm dhe larg qoftë që një njeri të punësojë një grua mbipeshë në klub. Këto vende janë vetëm një mikro-botë e botës ku ne jetojmë.

Ajo që kam mësuar nga të gjitha vitet e mia si eskortë, është fakti se në bisedë private, burrat janë më të lirshëm.

Çdokush mund të jetë një punonjës seksi. Nuk ka kushte bukurie. Ekziston një treg për të gjithë trupat, edhe pse është e vërtetë që jo çdo treg është i barabartë.

Kur isha vullnetare për një sindikatë të punëtorëve të seksit në Kolkata, Indi, takova një grua rreth të 80-ave e cila punonte ende si punonjëse seksi. A është më e lehtë nëse je 25 vjeç? Ndoshta po, por kjo nuk do të thotë se nëse jeni mbi 25 vjeç nuk ka burra që duan të jenë me ju. Dallimi është se burrat (si njësi) nuk duan që të tjerët ta dinë se burrat (si individë) nuk pëlqejnë domosdoshmërisht një vajzë me trup si modelet e Playboy.

E vërteta është se në qetësinë e dhomës së gjumit ku unë ulesha me klientët, burrat me të vërtetë tërhiqen nga të gjithë llojet e trupave. Ndodhte që unë ndonjëherë harxhoja shumë energji duke u përpjekur të fshihja barkun ose përpiqesha të fikja dritat, ose të shkoja shpesh në banjë për të parë nëse më dukej mirë makeup-i. Këto janë gjëra për të cilat shoqëria më kish gënjyer më parë.

Sekreti i vërtetë – të cilin mendoj se burrat seriozisht duan që ne gratë ta dimë, kur s’ka të tjerë rrotull – është fakti që ta lejoni t’ju shohë me të gjitha të metat tuaja, plotësisht të dëshirueshme.

HuffPost/ Anabel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *