• |
ide | kryesore

Barcelona kërcënon Suarez: ik ose një vit në tribunë

-Instant, Sport



Situata është gjithnjë e më e tensionuar: Barcelona nuk ka ndërmend të durojë tekat e Luis Suarez e kërcënon lojtarin që ta lërë një vit në pankinë (deri në fund të kontratës që skadon në 2021). Pas asaj që zbuloi dje Mundo Deportivo, është e përditshmja katalanase Sport, që rrit akoma më shumë dozat e tensionit: sulmuesi uruguajan nuk futet në planet e klubit të Koeman e nëse nuk pranon të zgjidhë kontratën duke hequr dorë nga 10 muajt e ardhshëm duke pranuar një destinacion të ri, shoqëria blaugrana është gati të aplikojë masa ekstreme.

Një konflikt që Juventus e vëzhgon me interes, jo pa një lloj kufiri: sepse nëse është e vërtetë që bardhezinjtë duan Suarez si partner të Cristiano Ronaldo është po aq e vërtetë që faktori fushë ka një peshë të konsiderueshme. Uruguajani, edhe sikur të zgjidhë raportin e tij me Barçan, duhet të marrë pasaportën italiane për të mbërritur pastaj në kampionatin e Serie A si komunitar.

Pirlo, sipas asaj që ka thënë vetë, ka nevojë sa më shpejt për qendërsulmues e Paratici pret mesin e kësaj jave për të kuptuar sa janë kohët burokratike për dokumentat e nevojshëm për të teseruar Suarez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *