• |
ide | kryesore

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri/ 4 viktima dhe 167 raste të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe 167 të infektuar nga Covid-19. Kryeqyteti ka patur numri më të lartë të të prekurve nga virusi me 88 raste, ndjekur më pas nga Durrësi, Lezha dhe Elbasani.

Në spitale vijojnë të marrin trajtim 179 pacientë, ndër të cilët 8 të intubuar. Numri i të shëruarve ka qenë i pakët, pasi vetëm 46 pacientë arritën të fitojnë betejën me COVID-19. Nga 11520 raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë mbeten ende aktivë 4567 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *